Zhupa: Kopshti nr.18 pranon fëmijën e të infektuarit, drejtoreshës iu dha urdhër nga lart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar se kopshti publik nr. 18 në kryeqytet pranon fëmijën e një të infektuari me COVID-19 të njësisë bashkiake nr.2, i cili ka frekuentuar pa asnjë problem kopshtin.

Sipas saj, kopshtet dhe çerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë dhe akuzon se kjo po ndodh për shkak të papërgjegjshmërisë së drejtuesve që i kanë në varësi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa i bën thirrje drejtueses së kopshti nr.18 por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë fëmijë që ka një pjesëtar të familjes me COVID-19 dhe mos të bihen pre e presioneve partiake.

Postimi i plotë:

Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe çerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me radhë.

Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranoi sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.

Duke uruar që fëmijët e tij të gëzojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë fëmijë që ka një pjesëtar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.

Lexo edhe :  Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama thirrje për komentatorët: Bëni durim

Mos të bihen pre e presioneve partiake, politike por të zbatojnë ligjin se ndryshe do jenë të parët që do përballen me pasojat e ligjit për përhapjen e qëllimtë të sëmundjeve infektive.

Shëndeti duhet të jetë parësor për të gjitha dhe shifrat po rriten frikshëm nga papërgjegjshmëria e institucioneve si faktori më i rëndësishëm.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/4066745110063531?__xts__[0]=68.ARAjWplPpnl–K7PMbAH1GqLxGU9Y1aheryr36zCurBK6JKN6GOeIuq9lYYoDrmFGJ2HrrPUyn3zhUSVOC-BXhjdHmOxFWTripcWtM6t25uB_9ZQuGm_qP_nyO3fytSVnmFHEeilm5s6tJJEuK8ggfgP4hRxLFpZS7urJ7kTFRig2uxsrROXclzOMI7FVo9HhsF7nj3QyY53gLH0M-ec1z0vkZ89DB-pJjTG1VT27pL16DJgL12bvUOv6HTbCtiWpYbqe9hEOoO0wV4Z_aO3AEkbOSzMAjvmDoY2clQcT0n2G3GwZtCVoBW-OujHqfjyS_K0CX3ea7N3VKyHCDkAbLoApA3X&__tn__=-R

Të fundit

Mbi 8 miliardë njerëz, sfidë apo një mundësi për të ardhmen e planetit?

10 gusht 2000 – Bota regjistroi 6 miliardë njerëz Nga Leonard Veizi Nëse Toka do të kishte zë, ndoshta do të...

Ahengu kthehet në skenë dhune, këngëtari Shpat Kasapi dhunohet teksa këndonte

Një aheng familjar në një nga restorantet e zonës së Shkabajt, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune. Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe,Albin...

Zjarret në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se sipas të dhënave të pranuara deri më tash edhe 15 vatra vazhdojnë të jetë aktive me zjarre...

“Shkodra Elektronike” “shndrit” Kalanë e Rozafës

Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëmje të veçantë, duke sjellë emocione përmes një koncerti në kështjellën mitike. Këngët më të mira...

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Afrim Gashi ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet lokale për 19 tetor dhe raundi i dytë më 2...

Lajme të tjera

Web TV