Ekspertë dhe akademikë nga rajoni, u mblodhën në një konferencë në Tiranë, organizuar nga Akademia e Shkencave. Në konferencë u diskutua ndër të tjera përpilimi i kodit të ri teknik për ndërtimet, në mënyrë që t’i rezistojnë forcës së tërmetit ashtu siç e kanë gjithë vendet europiane.
Tërmeti i 26 nëntorit është padyshim mësim për Shqipërinë, e cila ka ende në fuqi kodin e vjetër, prej tre dekadash, me kushtet e vjetra teknike e antisizmike.
Profesori i njohur i gjeologjisë në universitetin e Selanikut, Spiros Pavlidesi i bën thirrje qeverisë tonë të miratojë hartën e re sizmike pas tërmetit te 26 nëntorit.
Ai madje propozon që Shqipëria mos t’i referohet vetëm eurokodeve por të përpilojë një kod të sajin siç ka bërë Greqia.
“Shqipëria është një nga vendet më sizmike të rajonit. Nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet por në bazë të statistikave, çdo 30 vjet në Shqipëri ndodh një tërmet i fuqishëm. Duhet të ndërmerren hapa shkencore dhe ligjore në mënyrë që qëndrimet e reja të jenë të qëndrueshme. Ne në Greqi kemi kodet më të mira sepse ishin tërmetet ata që na përcaktuan kodet e reja.”, tha sizmologu Spyros Pavlides.
“Kemi një kod të vjetër, edhe në përmbajtje për godinën por edhe për hartat që e ka me intesitete”, shprehet prof. Shyqyri Aliaj.
“Ndaj, në një tavolinë me studiues nga rajoni , marr shkas nga tërmeti i 26 nëntorit synohet përpilimi i një kodi të ri sizmik, bazuar në eurokodin 8 të BE-së. Kjo të bëhet e miratuar sepse edhe harta e parë e intesiteteve e 89 u fut vetëm pas tërmetit të 79. edhe sot tërmeti i 26 nëntorit na detyroi që të bëhet e tu shërbejë ndërtimeve të ardhshme”, shtoi më tej Aliaj.
Ndërkohë që të gjithë sizmiologët qetësojnë shqiptarët se një tërmet si ai i 26 nëntorit, me atë magnitudë, nuk ka për të ndodhur për një kohë të gjatë.