Vendi i quajtur “Kodra e locëve” në Fushë Krujë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të hëne.
Flakët kanë djegur disa hektarë me pemë e shkurre. Zjarri është përhapur shumë, duke u favorizuar dhe nga era, sa iu është afruar banesave.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarr rënies, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
/En.Br./Fjala.al