U vu në pranga nga policia greke/Kush është 43-vjeçari i arratisur nga burgu (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mësohet emri i 43-vjeçarit shqiptar i cili u arrestua ditën e djeshme nga policia greke pas përfshirjes në trafikimin e një sasie të konsiderueshme heroine.

Agim Margegaj, ishte shpallur në kërkim pasi nuk u kthye më në burg pas lejes disa ditore që kishte marrë për të qëndruar jashtë.

Sipas mediave greke 43 vjeçari rezulton të jetë i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje me dashje, tentativë për vrasje më shumë se njëherë, grabitje në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë që në 2018, Agim Margegaj ka qënë në listën e policisë shqiptare si një nga personat më të kërkuar, i dënuar në Lezhë me 35 vite burg për vrasje.

Ditën e djeshmë është kapur nga policia greke pas një operacioni policor në Artemis, për posedimin dhe trafikim të 10  paketave me heroinë.

Nga kontrolli policia gjeti dhe sekuestroi 5 kg e 50 gram heroinë, 1 peshore elektronike precize, një shumë prej 1,050 euro, pasaportë dhe letërnjoftim të origjinalitetit të dyshimtë, 2 telefona celularë, një revistë dhe një pajisje plastike dërrmuese.

I arrestuari është sjellë para Prokurorisë Publike të Athinës. /Ra.My. Fjala.al

Të fundit

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer...

Ahmet Kalaja për Vserlon: Inshallah nuk na del dhe Gjesti si ai!

Deklarata e Ahmet Kalasë për një prej banorëve të Big Brother VIP 4 ma marrë vëmendjen e rrjetit. Kalaja ka folur për Vserlo, duke kundërshtuar...

“Më kapi paniku”/ Arrestimi i Veliajt, agjenti imobiliar: 3 ditë nuk po na binte telefoni

Agjenti imobilar Armand Shkëmbi foli në lidhje me ndërtimtaritë ne qytetin e Tiranës dhe tregun imobiliar. Shkëmbi tha se tregu imobiliar është i paparashikueshëm dhe...

“Të ha të gjallë, o gazetare e dështuar”/ Agravon sherri mes Rozana Radit dhe Gertës!

Gerta ka patur debate të ashpra ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” me disa prej banorëve. Ditën e nisi duke...

Ambasada e SHBA sinjalizon ndryshime, politika e Trump po zbatohet

Kur janë bërë një muaj që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA-ve, ambasada amerikane në vendin tonë ka bërë një reagim duke thënë...

Lajme të tjera

Web TV