EKSKLUZIVE/ Uzuni kalon në Hungari, Fjala.al zbulon shumën sa u shit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni ka gjetur skuadrën e tij të re në Hungari. Kampionia e elitës së futbollit hungarez, Ferencvarosi është klubi që ka blerë kartonin e shqiptarit.

Burime për Fjala.al bëjnë me dije se Uzuni ka kaluar nga Lokomotiva e Zagrebit te skuadra hungareze për një shifër më shumë se 1 milion e 550 mijë eurosh.

Me skuadrën e re, Uzuni do të ketë mundësinë që të jetë pjesë e kualifikueseve të Champions League.

Ndërsa zyrtarizimi nga klubet dhe lojtari pritet që të bëhet në ditët në vijim. Rikujtojmë se futbollisti shqiptar është kërkuar edhe nga skuadra të kampionatit spanjoll dhe atij italian.

Gjatë këtij sezoni me Lokomotiva Zagreb, Uzuni ka shënuar plot nëntë gola dhe ka qenë një titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij.

Katerina Tafa/Fjala.al/

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV