Tërmeti/ Nis shpërndarja për 3000 përfituesit e lotit të parë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke filluar nga dita e sotme tre mijë persona do të jenë përfituesit e parë të dëmshpërblimit nga tërmeti i 26 nëntorit nga Bashkia e Tiranës. Të gjithë përfituesit do të mund të tërheqin pagesat në çdo pikë të postës shqiptare.

Në një mbledhje online ku pjesëmarrës ishin , Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë Tiranës Erion Veliaj dhe Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj shprehën angazhim maksimal për të vijuar me dëmshpërblimet e të dëmtuarve që janë pjesë e fondit prej 80 milionë dollarësh të parashikuar në buxhetin e shtetit për këtë qëllim.

Gjatë raportimit për ecurinë e procesit në qytetin e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se krahas përfituesve të pare, janë në proces edhe dy lote të tjera, që do të kalojnë së shpejti në Këshillin Bashkiak, përkatësisht 3100 dosje që i shtohen listës së personave që përfitojnë aktualisht dëmshpërblimin.

“Ne kemi tashmë të akorduar nga qeveria një fond prej mbi 700 milionë lekësh; 560 milionë janë pagesa cash të familjarëve. Ndërkohë, pjesa tjetër ka të bëjë me rregullimin e ambienteve të përbashkëta. Me grantin që kemi marrë për ambientet e përbashkëta është ezauruar e gjithë kërkesa, ndaj transhi tjetër i 3100 familjeve do të jetë për pagesa cash për dëmet DS1/DS2/DS3”, sqaroi Veliaj.

Ndërsa, theksoi se ka një numër minimal dosjesh të skualifikuara, rreth 300, të cilat i përkasin familjarëve që kanë një shtëpi të dytë po në Tiranë.

Paralelisht me këtë proces, Bashkia e Tiranës ka ecur me nënshkrimin e kontratave për ndërtimin e 200 banesave të para individuale. Bashkia e Tiranës do të ndërhyjë në 243 pallate për të riparuar dëmet në hapësirat e përbashkëta.

Kryeministri Edi Rama theksoi se janë 80 milionë dollarë fonde të cilat do të shpërndahen për të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti me nivele dëmi DS1 deri DS3.

Lexo edhe :  "Mirëmëngjes njisha, jeni gati?"/ Berisha mesazh demokratëve

“Aktualisht, Bashkia e Tiranës ka 5.6 milionë dollarë në proces. Ndërkohë, jemi në procesin e fillimit konkret të punës në terren për ndërtimin e shtëpive. Qytetarët duhet të kuptojnë se kjo e sotmja është vetëm një pjesë, pasi bashkia po i bën miratimet me lote. Janë dy mbledhje të radhës së Këshillit Bashkiak, ku presim të miratohen 3100 dosje dhe 2000 të tjera. Pra, në total 5100 dosje, për të cilat do të lëvrohen fondet drejtpërdrejt për familjet e dëmtuara”, tha Rama.

Të fundit

Aida Hajnaj përjashtohet nga gara për kreun e BKH, SPAK: S’dorëzoi dokumentet…

Aida Hajnaj përjashtohet nga rikandidimi për një post të dytë në krye të BKH. Mesohet se Hajnaj nuk dorëzoi...

Votat preferenciale në Tiranë/ Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 75 nga 1282 kuti...

“Si rrufe në qiell të hapur”/ Klosi: Dibra iu bashkua trenit të fitores pas 35 vitesh

Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në Dibër, foli në A2 CNN për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke u shprehur tepër i...

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës "Sotir Gura". Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se një automjet ka përplasur...

PS fiton Bashkinë e Shijakut! Ja sa është diferenca e votave me PD-në

Ka përfunduar procesi i numërimit të 54 kutive të votimit në Bashkinë Shijak, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë. Partia Socialiste renditet e para...

Lajme të tjera

Web TV