Policia e Sarandës ka vënë në pranga Ameld Merlika, 17 vjeç, i shpallur në kërkim një ditë më parë si i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike dhe për shfrytëzimin seksual të 17 vjeçares nga Kruja.
Merlika është pikasur nga policia e Sarandës dhe më pas është arrestuar ndërkohë që nuk ka patur rezistencë për ti kundërshtuar forcat e policisë.
Arrestimi është bërë për llogari të policisë së Krujës pasi dyshohet se ka qënë po ky person i cili ka vendosur tritol në banesën e vajzës së shfrytëzuar seksualisht. /Ra.My. Fjala.al/
U drogua dhe shfrytëzua seksualisht, tritol në banesën e 17 vjeçares