Rekord historik, Napoli paguan 81 milionë euro për Victor Osimhen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Victor Osimhen pritet të jetë blerja më e shtrenjtë gjatë gjithë historisë së Napolit.

Pronari i klubit italian, Aurelio de Laurentis ka vendosur të paguajë 81 milionë euro për 21-vjeçarin, i cili konsiderohet si një talent i madh i futbollit raportojnë mediat italiane.

Kjo shumë është dyfishi i asaj që u shpenzua verën e shkuar për Hirving Lozano.

Lojtari nga Meksika u ble për 42 milionë euro dhe deri në këto momente mbante rekordin e Napolit në merkato.

Osimhen ndiqet prej muajsh nga napolitanët dhe gjatë të enjtes pritet që ai do të zhvillojë testet mjekësore përpara zyrtarizimit të transferimit me firmën e në kontratë.

Sulmuesi nga Nigeria vjen nga skuadra e Lille OSC, duke bërë edhe një ndryshim të madh në karrierë sa i përket financave.

Te skuadra franceze ai fitonte 800 mijë euro në sezon, ndërsa nga kontrata 5-vjeçare me Napolin do të marrë 5 milionë euro në sezon.

Blerja e  Victor Osimheni hap rrugën largimit të Milik. Polaku ka shumë admirues në merkato, por që mund të zgjedhë mes Juventus dhe Atletico Madrid.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Pjalmimi me bletë, teknika e re që po përdoret në perime nga çifti i fermerëve në Zharrëz

Vladimir dhe Rajmonda Hoxha u kthyen 10 vite më parë nga emigrimi dhe tashmë kanë ngritur dy sera, me...

Kur fëmija rritet në heshtje

Nga Lutfi Dervishi Në orët e para të mëngjesit, policia hyn me forcë në shtëpinë e familjes Miler, duke arrestuar një 13-vjeçar se ka vrarë...

Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të Botërorit 2025, duke kaluar në...

I vendosi gjobë, rrihet polici në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj një oficeri policie. 31 vjeçari D.D. dyshohet se...

Trump: Nëse i kanë dhënë Nobelin Obamës, pse jo mua?

Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e...

Lajme të tjera

Web TV