Meta thërret në presidencë Bashën, do diskutojnë për listat e hapura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të takohet sot me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Burime bëjnë me dije se takimi do të nisë duke filluar nga ora 11:00.

Meta dhe Basha do të diskutojnë në takimin e tyre lidhur me listat e hapura, një ditë pasi komisioni i ligjeve vendosi për hapjen e tyre.

Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve kanë miratuar dje me konsensus të plotë, shumicë-opozitë parlamentare ndryshimet që do të bëhen në Kushtetutën e Shqipërisë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pra vitin e ardhshëm partitë do të shkojnë para votuesve me lista të hapura dhe rrjedhimisht pa koalicione parazgjedhore.

Drafti me propozimet e opozitës parlamentare u miratua të martën nen për nen dhe tani do të kalojnë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku për ndryshimet Kushtetuese duhen 94 vota.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Bukë, zemër dhe pak kripë’, Tirana mikpret festivalin ndërkombëtar të arkitekturës

Festivali 'Bukë dhe zemër dhe pak kripë' do të startojë mëngjesin e së premtes 6 qershor në Tiranë. Arkitektë...

Përdhunoi 24-vjeçaren në Lushnje, arrestohet autori

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Lushnjë pasi akuzohet se ka përdhunuar një 24-vjeçare. bMarius Çela banues në fshatin Barbullinjë u...

Pse Kosova po ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi?

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë vendosë masë ndalese të pakohshme, për import të ruminantëve të vegjël Dele dhe Dhi nga regjioni i...

Berat, banesa përfshihet nga flakët, zjarrfikësja në vendin e ngjarjes

Një zjarr ka rënë këtë pasditen e së enjtes në një banesë dykatëshe në lagjen Uznovë të qytetit të Beratit. Sipas njoftimit nga Drejtoria e...

Barcelona do yllin e Atletico, reagon klubi: Na paguaj 500 mln euro

Barcelona ka disa muaj që po e sheh sulmuesin e Atletico Madrid, Alvarez, si pasuesin perfekt të veteranit Robert Lewandowski. Katalanasit kanë nisur kontaktet e...

Lajme të tjera

Web TV