Vijon operacioni “Domosdova”, shkon në 5 numri i të arrestuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon operacioni ‘Domosdova’ i zhvilluar një muaj më parë ku u sekuestruan 28.5 lëndë narkotike të llojit kanabis dhe u arrestuan 3 shtetas. Ndërkohë numri i të arrestuarve ka shkuar në 5, pas identifikimit të dy personave të tjerë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vijon operacioni “Domosdova”.

Shkon në 5 numri i të arrestuarve.

Kapen dhe vihen në pranga dhe 2 shtetas, në vijim të këtij operacioni.

Gjithashtu, si rezultat i hetimeve shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Domosdova”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, finalizuar një muaj më parë nga DVP Elbasan, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis, operacioni ka vijuar me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve është bërë i mundur identifikimi i shtetasve që ua kishin shitur lëndën narkotike shtetasve të arrestuar gjatë operacionit.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me DVP Fier, pas një pune të mirorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e dy shtetasve: B. G., 46 vjeç dhe G. G., 51 vjeç, të dy banues në Roskovec.

Gjithashtu, po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor shtetasit R. M., 30 vjeç dhe Sh. G., 39 vjeç dhe po punohet për kapjen e tyre.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Të fundit

Kishte gëlltitur 100 kapsula kokainë të pastër, kapet në aeroport

Një burrë është arrestur sot në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Greqi, pasi kishte gëlltitur një sasi të madhe kokaine. Sipas...

Iu gjetën thika, radio-marrëse, pistoletë me gaz e sëpatë, ndalohet polaku në Qafë-Thanë

Një shtetas polak është proceduar penalisht pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me armë të ftohta dhe pajisje të tjera të ndaluara, të cilat...

Bosnjë, jep dorëheqjen kryeministri i Republikës Sërpska

Radovan Vishkoviç, kryeministër i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, dha dorëheqje nga posti i tij të hënën, më 18 gusht. Ai është anëtar...

Situata me zjarret, Berisha tregon arsyet përse ishin krim shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka cilësuar një krim shtetëror zjarret që shkaktuan dëme të mëdha në disa zona të vendit përgjatë...

Ushtria europiane brenda Ukrainës? Meloni përplaset me Macron para takimit me Trump

Fillimisht ajo fluturoi drejt Romës, për t’u lidhur me video konferencwn e  Koalicionit të të Vullnetshmëve dhe për të përgatitur një linjë të përbashkët...

Lajme të tjera

Web TV