Lajmi i transferimit të Uzunit te Ferencvaros-i, media hungareze i referohet Fjala.al

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni do të kalojë te skuadra hungareze e Ferencvaros-it.

Ditën e djeshme Fjala.al dhe edicioni “Fjala Sport” transmetuar në FJALA TV raportoi se Uzuni do të transferohej nga Lokomotiva e Zagrebit në Hungari për një shumë më të madhe se 1 milion e 550 mijë euro.

Ky lajm është marrë nga mediat hungareze siç është CSAKFOCI.HU, e cila citon Fjala.al në lajmin për shqiptarin.

“Raportet e shtypit shqiptar, gjithashtu pretendojnë se me të vërtetë është arritur një marrëveshje për çështjen e futbollistit 25- vjeçar të Kombëtares, dhe fjala.al e di se kontrata mund të nënshkruhet nga palët në ditët në vijim. Portali përmend gjithashtu një çmim të pretenduar të blerjes, sipas të cilit Ferencvaros mund të paguajë rreth 1.55 milion euro, për të zgjedhurin e saj.”-shkruhet në artikullin e medias hungareze.

Me skuadrën e re, Uzuni do të ketë mundësinë që të jetë pjesë e kualifikueseve të Champions League.

Gjatë këtij sezoni me Lokomotiva Zagreb, Uzuni ka shënuar plot nëntë gola dhe ka qenë një titullar i padiskutueshëm në ekipin e tij.

Katerina Tafa/Fjala.al/

Të fundit

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj ditën e sotme

Dashi Tani është koha për të eksploruar idetë dhe dëshirat tuaja krijuese. Sigurohuni që jeni në një pozicion që ju lejon të zgjeroheni dhe të...

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales së parakohshme mes Manchester Cityt...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Lajme të tjera

Web TV