Studimi i universitetit të Washingtonit: SHBA do ketë 224 mijë viktima nga virusi deri në nëntor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Universiteti i Washingtonit parashikon se numri i vdekjeve në SHBA nga COVID-19 do të arrijë në diçka më shumë se 224,000 deri më 1 nëntor, ose 16,000 më tepër nga një parashikim i mëparshëm, për shkak të shtimit të infeksioneve dhe shtrimeve në spitale në shumë shtete amerikane.

Instituti i këtij Universiteti për Vlerësimin e Shëndetit (IHME) parashikon gjithashtu se numri i vdekjeve mund të ulet me 40,000 nëse gati të gjithë amerikanët mbajnë maska në publik.

Instituti tha në një deklaratë se përdorimi i maskave është në rritje, por jo aq sa duhet.

“Nëse 95 për qind e amerikanëve mbajnë maska sa herë që dalin nga shtëpia, shkalla e infeksionit do të binte, po ashtu shtrimet në spital dhe numri i vdekjeve”, thuhet në deklaratë.

Parashikimi i ri vjen ndërkohë që shtetet Alabama, Florida dhe Karolina e Veriut kanë raportuar rritje rekord të vdekjeve nga COVID-19, në një valë të re infeksionesh në pjesën më të madhe të vendit.

Më 7 korrik, parashikimi i Institutit ishte për 208,225 të vdekur, ndërsa tani për 224,089 deri më 1 nëntor.

Deri tani, të paktën 136.052 amerikanë kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa infeksionet e raportuara e kanë kaluar shifrën 3.4 milion.

Parashikimet e Universitetit të Uashingtonit janë cituar në të kaluarën nga Shtëpia e Bardhë dhe ndiqen nga afër nga zyrtarët e shëndetit publik./VOA

Ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor,...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

Lajme të tjera

Web TV