Telashe për kujdestarët e Ronaldo Jr, u filmua duke ngarë një jet ski vetëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Halla e 10-vjeçarit, Elma, e cila është motra e Ronaldos, i ngarkoi pamjet në mediat e saj sociale përpara se t’i fshinte ato përgjithmonë. Shtypi portugez pretendoi se videoja, që thuhet se është marrë të shtunën, në Paul do Mar, në jug të Madeiras, ku Cristiano Ronaldo Jr po pushon me të afërmit, u nda edhe nga babai i tij përpara se të zhdukej.

Shefi i Policisë Detare, Guerreiro Cardoso, konfirmoi se po zhvillohej një hetim.Ai i tha gazetës portugeze “Expresso” se ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe incidenti tani po hetohej derisa të konstatohet saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe “nëse duhej të paguhej gjobë”.

Ai gjithashtu u citua të thoshte se licenca ishte e nevojshme për të përdorur një jet ski, dhe vetëm të rriturit mund të mbanin një të tillë.Sipas ligjit portugez, gjobat individuale për përdorimin e një jet ski, pa licencën e duhur, shkojnë midis 268 e 2688 eurove.

Grupet ose firmat private mund të goditen me gjobë deri në 10750 euro. Policia po përpiqet të përcaktojë se kujt i përkiste jet ski-a.

Të rriturit ose të rriturve përgjegjës për Cristianinho, pasi Cristiano Jr është mbiemri nga familja e tij, do t’u kërkohej të paguanin gjobën, nëse vërtetohet ndonjë keqbërje.

Reagimi nga përdoruesit e mediave sociale, pasi motra e yllit të Juventus, Cristiano Ronaldo, postoi pamjet në instagramin e saj, të dielën, ishte i menjëhershëm.

https://youtu.be/SNjoEq2mJHw

Njëri shkroi: “Mbeta me zemër në dorë kur pashë videon.”Një tjetër shkroi: «Shumë keq. Çfarë mungese përgjegjësie. Kaq i vogël dhe hipur në një ski jet. Mendova se kishte një moshë minimale për të qenë në gjendje ta bëjë këtë ”.

Lexo edhe :  Ancelotti nuk e fal talentin e Real Madridit: "Këtu nuk jemi në teatër"

Pamjet që Elma publikoi janë filmuar nga një varkë e mbushur me të rritur dhe fëmijë. Pamje këto që shfaqnin Cristianinho duke bërë rrathë në ujë, ndërsa më pas u mor në anijen luksoze.

Nga fundi i videos 1,30-minutshe një grua me një jelek shpëtimi mund të shihej duke u hedhur në ujë, megjithëse dhjetëvjeçari dukej se e kishte fikur motorin para se ajo të afrohej. I riu dukej se kishte një komandim të mirë të motorit.

Edhe pse pamjet nuk ishin më në faqen e Instagram-it të Elmas të hënën, ajo mbajti fotografitë që mendohet se ishin marrë nga i njëjti udhëtim ku shfaqej Cristianinho në barkë me të dhe nënën e saj, Dolores.

Ndërsa Dolores postoi një foto të saj me Cristianinho të reaalizuar në një moment tjetër. Cristianinho bëri 10 vjeç më 17 qershor.

Dolores, e cila i shpëtoi vdekjes në fillim të marsit, pasi pësoi një goditje në tru, e bëri publik fëmijën kur ishte një bebe i porsalindur. Ajo tregoi në një biografi të miratuar, në vitin 2014, se e mori atë nga një klinikë në Florida, sepse babai i tij po luante në Kupën Botërore 2010 në Afrikën e Jugut.

Identiteti i nënës së Cristianinho është ende një sekret i ruajtur mirë nga rrethi i ngushtë.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Balkan Insight: Ende asnjë shpjegim zyrtar mbi fatin e emigrantëve të zhdukur në Gjadër

Një deputete italiane e opozitës po kërkon sqarime pasi 16 nga 41 migrantët e transferuar në Shqipëri dy...

Lapaj: 12 majin kthejeni në ditën e shpresës, mos e bëni ditën e ‘ikjes së madhe’

Drejtuesi i koalicionit “Nisma-Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar mbrëmjen e sotme me qytetarët e Tiranës në zonën e Xhamllikut,...

Agron Shehaj: Po rritemi në sondazhe sepse jemi të vërtetë, nuk premtojmë qiqra në hell

Sipas sondazheve të fundit, Partia ‘Mundësia’ e drejtuar nga Agron Shehaj është forcë e tretë në Shqipëri, duke rrëzuar paragjykimet se partitë e reja...

Fushata zgjedhore, premtimi i Ramës në Roskovec: Paga minimale do të jetë 650 euro

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të martë një takim nga Roskoveci në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet 2025. Gjatë fjalimit të...

Rregullorja e Eurovision 2025/ Artistëve u ndalohet të mbajnë flamuj LGBTQ+ në skenë

Sipas një politike të re të Eurovisionit për vitin 2025, artistët dhe delegacionet e tyre do të mbajnë vetëm flamurin zyrtar të vendit të...

Lajme të tjera

Web TV