Rrëzimi i avionit ukrainas/ Irani pranon fajin: E goditëm gabimisht!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani e ka pranuar më në fund se ishte ai që rrëzoi avionin ukrainas me 176 persona në bord.

Sipas Teheranit, ushtria iraniane e goditi “pa dashje” avionin ukrainas ku humbën jetën të 176 persona.

Në deklaratën e Teheranit thuhet se ky ishte një gabim njerëzor, pasi aeroplani fluturoi afër vendit ku ndodheshin Rojet Revolucionare të Iranit.

Sipas Iranit, avioni u mor për një objektiv armik dhe për këtë arsye u godit nga një raketë.

Teherani thotë se autorët do të mbajnë përgjegjësi për këtë ngjarje.

Ndërkaq, pas ngjarjes Irani refuzoi të pranonte autorësinë e hedhjes në erë të avionit ukrainas.

Por, presioni i SHBA-ve dhe Kanadasë sipas të cilëve avioni ishte rrëzuar nga forcat iraniane bëri që Teherani të pranonte fajësinë.

Në një postim në Twitter Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se goditja e avionit ukrainas ishte një “gabim i pafalshëm” .

Avioni ukrainas u godit disa orë pas sulmit të Iranit ndaj bazave amerikane në Irak. Avioni sapo ishte ngritur nga aeroporti “Ali Khamenei”, kur u godit nga një raketë e Forcave të Gardës Revolucionare, siç e ka pranuar tashmë edhe vetë Teherani.Nga sulmi ndaj avionit humbën jetën 176 personat në bord./Fjala.al/

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV