IOC-ja zyrtarizon ndryshimet në sistemin e kualifikimit për “Tokio 2020”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saktësohen ndryshimet e imponuara nga epidemia e “Covid-19”, ja afatet e reja. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka miratuar sistemin e ri të kualifikimit për të gjitha sportet për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të cilat u shtynë për në vitin 2021.

Në lidhje me ndryshimet e reja, “Task Forca” e ngritur nga IOC-ja ka punuar ngushtë me Federatat Ndërkombëtare sportive. Sipas IOC-së, përshtatjen apo ndryshimin më të madh të sistemit të kualifikimit e kanë bërë atletika, çiklizmi, peshëngritja, basketbolli dhe xhudo.

Ndërsa, përshtatje të vogël në procesin e kualifikimit kanë bërë sportet si garat me varkë, not, skejtbord, taekuondo dhe mundje. Në sportin e boksit, kërkesat për përshtatjen e moshës janë rritur për një vit dhe boksierët me të drejtë pjesëmarrje në Tokio 2020 duhet të jenë të lindur mes 1 janar 1980 dhe 31 dhjetor 2002. Po ashtu, ndryshime janë bërë edhe në futboll, ku tani mosha e lejuar për pjesëmarrje është deri në 24-vjet, nga 23 sa ishte.

Rregulli për pjesëmarrjen e 3 lojtarëve pa kufizim moshe mbetet i vlefshëm. Procesi i kualifikimit për në “Tokio 2020” do të mbyllet më 29 qershor të vitit 2021, ndërsa periudha e regjistrimit më 5 korrik 2021. Lojërat Olimpike “Tokio 2020” hapen më 23 korrik të vitit të ardhshëm.

Sportet e vetme në të cilat është mbyllur procesi i kualifikimit janë: çiklizmi (në pistë dhe rrugë), hipizmi, hokeji dhe softbolli. Komiteti Olimpik i Kosovës ka hëpërhë të sigurta 6 norma Olimpike, 5 nga xhudo dhe një nga mundja, ndërsa Shqipëria për momentin ka vetëm dy sportistë të kualifikuar me normë olimpike.

Bëhet fjalë për atleten Luiza Gega dhe peshëngritësin Briken Calja, ndërsa shumë pranë normës olimpike është edhe peshëngritësi tjetër, Erkand Qerimaj. Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, të shtyra në mars të këtij viti për shkak të shpërthimit në shkallë globale të epidemisë së virusit “Covid-19”, janë parashikuar të mbahen prej 23 korrik-8 gusht të vitit të ardhshëm./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë Superiore, ja risitë e “Final 4”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka miratuar propozimin e ri për ndryshimin e rregullores së kampionatin “Abissnet Superiore” për fazën...

“Armik!” Endri Shabani i kthen përgjigje Lapajt

Vetëm pak minuta pasi Adriatik Lapaj e sulmoi në rrjetet sociale Endri Shabani ka reaguar me disa vargje në “Facebook”. “Mora pushkën dola malit, Të luftoja...

Punonjësit e kadastrës i pret qelia! Rama paralajmëron në Facebook

Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje. Kryeministri...

Lapaj shfryn ndaj Endri Shabanit: Ty dhe dajën tënd do ju gjykojë populli

Adriatik Lapaj ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale pasi kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Zeqir Kordhoni, i...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Lajme të tjera

Web TV