Ja sa shpesh duhet t’i lani flokët gjatë verës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flokët janë një shënjestër e lehtë e rrezeve të dëmshme të diellit, pluhurit dhe faktorëve të tjerë dëmtues që gjenden në ajër.

Përpos tyre, gjatë stinës së verës flokët djersiten dhe ndoten më shpejt ndaj natyrshëm lind pyetja a duhen larë shpesh flokët gjatë stinës së verës?

Sa herë në javë duhet t’i lani flokët gjatë verës?

Ekspertët thonë se floku dhe nevojat e tij bazohen tek organizmi unik i secilit individ dhe se kriteret për larjen e flokut duhen bazuar në tre faktorë.

Djersitja

Nëse jeni person që djersini shumë , atëherë duhet t’i lani flokët më shpesh por deri në dy herë në javë.

Nëse e shihni të nevojshme t’i lani më shpesh sigurohuni që të përdorni zbutës.

Skalpi i kokës duhet të jetë i pastër dhe pa baktere por të ruajë vajrat natyralë që ai përmban.

Shampon ju mund ta aplikoni vetëm tek pjesa e rrënjëve ndërsa zbutësin në të gjithë gjatësinë e tij përveç rrënjëve.

Volumi i Flokut

Volumi i flokut është gjithashtu një kriter që duhet zbatuar në mëdyshjen mbi larjen e flokut në këtë periudhë të vitit.

Nëse keni flokë të dendur dhe djersini shumë, atëherë duhet të lani flokun një herë në dy ditë me një shampo të lehtë.

Flokët e lyer me bojë duhen mbrojtur me vajin e arrës së kokosit përpara ekspozimit në diell dhe për tu mbrojtur nga uji i detit. Të dyja këto kanë efekt zbardhues të flokut. Pas një dite të kaluar në det ju mund ta shpëlani flokun me ujë të pastër dhe më pas të përdorni një shampo për mbrojtjen e ngjyrës.

Flokët e Hollë

Flokët e hollë duhen larë një herë në dy ditë dhe nëse jeni buzë detit ose pishinave të shpëlaheni menjëherë pas notit.

Lexo edhe :  Bieta Sula largohet nga TCH?/ Vendin e saj do e rrëmbejë ish-banorja e ‘BBVA’

Nëse keni skalp të thatë atëherë mund të përdorni shampo të thatë dhe një shpëlarje të thjeshtë me ujë pa pasur nevojë për një shampo të zakonshme.

Flokët e lyer e të verdhë ose të kuqe kanë nevojë për trajtime të rregullta gjatë verës për tu dhënë flokëve lagështinë e munguar

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV