Shqipëria me targa inteligjente me çip, nis përpilimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Targat inteligjente me çip janë një realitet dhe pritet të zbatohet në të gjithë Shqipërinë. Sipas një postimi të bërë nga Agjencia Telegrafike Shqipëtare, targat teknologjike momentalisht po pilotohen në Tiranë dhe Durrës.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë një interviste televizive, është shprehur se targat teknologjike do të përdoren për të shmangur përdorimin e makinave në kryerjen e krimeve në vend dhe se mjeteve do t’u instalohen targa me çip që nuk hiqen dot.

“Këtë vit duam të fusim targat inteligjente, targa teknologjike që nuk mund të hiqen, po fillojmë të pilotojmë një teknologji që bazohet në targat me çip, me 3 targa, dy jashtë dhe një brenda që edhe nëse hiqen targat jashtë, kjo brenda nuk mund të hiqet kurrë, kjo parandalon këmbimin apo ndërrimin e targave”,- është shprehur Lleshaj.

“Ky projekt me targa teknologjike po pilotohet fillimisht në Tiranë dhe Durrës dhe duam ta shtrimë këtë vit në të gjithë vendin. Kjo me qëllim që ta heqim mundësinë e përdorimit të mjeteve të vjedhura për kryerjen e krimeve. Në disa krime në Shqipëri janë përdorur mjete që vidhen apo që i ndërrohet targa dhe më pas digjen. Kjo metodë do ndihmojë në eliminimin e kësaj mundësie dhe identifikimin e automjeteve që përdoren për krime të ndryshme”, theksoi Lleshaj. /Burimi : ata

Të fundit

SHBA, funerali shtetëror gjashtëditor i ish-presidentit Jimmy Carter

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia. Jimmy Carter vdiq më 29 dhjetor në...

“Në fillim jam trembur…”, Eno Popi tregon raportin e veçantë me të bijën

Prej vitesh, Eno Popi jeton mes Kanadasë dhe Shqipërisë. Bashkëshortja dhe e bija 6-vjeçare jetojnë atje, ndërsa Eno, për shkak të punës së tij,...

Përfshihen nga flakët dy banesa në Pogradec

Dy banesa janë përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 në Pogradec. Dy banesat janë përfshirë nga zjarri pasi mësohet se...

Jep dorëheqjen kancelari austriak Karl Nehammer

Kryetari i Partisë Popullore të Austrisë (OVP) dhe kancelari, Karl Nehammer njoftoi se negociatat për koalicion mes partisë që drejton dhe asaj Social Demokrate...

Si të lehtësoni dhimbjen e kokës pas nje nate jashtë

Le ta pranojmë, pushimet dhe ndryshimi i stinës shpesh nënkuptojnë argëtim, vallëzim, pije dhe sigurisht një natë jashtë. Dhe pas një nate të tillë, mëngjesi...

Lajme të tjera

Web TV