Pyetet se cili ka qenë futbollistë më i mirë, Klopp tallet me Mourinho-n

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tottenham pret në javën e 22-të të Premierë Ligë skuadrën e Liverpool në orën 18:30, duke e bërë këtë takim më të rëndësishmin të ditës.

Ky takim vë përballë dy nga trajnerët më të mirë të futbollit botëror dhe në veçanti të atij anglez, Jose Mourinhon dhe Jurgen Klopp.

Gjermani i Liverpool  ka bërë disa batuta epike ndaj kundërshtarit të tij të kësaj jave në një konferencë për shtyp që ka dhënë.

Duke folur në lidhje me pozicionin që ka pasur Mourinho në kohën kur ishte futbollist dhe i pyetur si cili nga ata dy ka qenë lojtar më i mirë, Klopp ka ironizuar portugezin dhe ka thënë se mendonte që ai ka qenë portier dhe u ka kërkuar gazetarëve të pranishëm që të kërkonin në “Google” për këtë çështje.

“Nuk e di se në çfarë pozite ka luajtur Mourinho… A ishte portier? A e di dikush se në çfarë pozite ka luajtur Mourinho? Mos më fajësoni mua nëse nuk e dini… Mendoj se ka qenë portier… Unë dua ta di tani pozitën që ka pas. Shikojeni në “Google”,-ka thënë gjermani duke qeshur.

Njëri nga gazetarët i është përgjigjur duke thënë se nuk kanë kohë, ndërsa Klopp ia ktheu menjëherë

“Kemi kohë, unë kam kohë”- vijoi ai.

Më tej, gazetari kërkoi dhe i tha Klopp se Mourinho ka luajtur në mesfushë duke bërë që trajneri i “Reds”  t’i kërkoi falje Mourinhos duke qeshur.

“Më fal Jose”- përfundoi Klopp.

Ndërkohë, na mbetet vetëm të shohim se cili do jetë triumfuesi i mbrëmjes./Fjala.al/

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV