Ekskluzive/Tentoi të vetëdigjej, ja bëmat e taksistit ‘VIP’, tatuazh Berishën dhe Marinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Raziela Myslimaj 

Kush është Uljan Kolgjegja? 39 vjeçari i cili tentoi të vetëdigjej sot para ambienteve të kryeministrisë është një personazh karizmatik dhe jo krejtësisht i panjohur për publikun shqiptar.

Në gjendje të rënduar psikologjike Kolgjegja tentoi të vetflijohej para ambienteve të kryeministrisë, pasi në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, policia i kishte hequr patentën dhe si rrjedhojë nuk mund të ushtronte detyrën e tij si taksist.

Ky akt është parandaluar nga forcat “Shqiponja” duke e shoqëruar 39-vjeçarin në komisariat.

Mirëpo Kolgjegja rezulton të jetë një personazh “VIP” pasi më herët është përmendur dhe janë bërë mediatike dy akte të tij në dukje të çuditshme.

Uljani një adhurues i flaktë i Sali Berishës, duke shprehur kështu admirimin e tij për ish-kryeministrin me foto të tij të bërë tatuazh në gjoks.

39 vjeçari asokohe u bë viral në rrjetet sociale duke siguruar edhe një foto me idhullin e tij.

Më vonë duket se është penduar për këtë veprim duke e mbuluar tatuazhin e Berishës më një tjetër figurë.

Por kjo nuk është “çmenduria” e vetme e Uljanit.

Bërja tatuazh e idhujve dhe personazheve të tij të preferuar vazhdon me Marina Vjollcën, duke bërë sërish tatuazh por kësaj radhe një foto të saj në krahun e majtë.

Nëse rrugëve të Tiranës keni parë një taksi me foto të personazheve të njohur dijeni se taksisti  ka qënë Uljani.

4 vite më parë 39 vjeçari kishte modifikuar taksinë e tij me foto të Presidentit Trump, duke iu bërë thirrje shqiptarëve të votonin për të edhe pse zgjedhjet zhvilloheshin në SHBA.

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV