Eksporti i armëve/Gjermania shkel ligjet ndërkombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greenpeace akuzon qeverinë gjermane për shkelje të përsëritura të kritereve të eksportit të armëve. Ministria e Ekonomisë e merr në mbrojtje politikën gjermane të eksporteve.

Sipas një studimi të fundit të Institutit për Studime për Paqen dhe Konfliktet (HSFK) prej 30 vjetësh, pra që nga fundi i konfliktit Lindje-Perëndim në vitin 1990, qeveritë e ndryshme gjermane kanë miratuar ose madje kanë nisur dhe nxitur në mënyrë aktive eksportet e armëve në vende dhe rajone, ku nuk duhet të ishin dërguar kurrë të tilla.

Në studim thuhet gjithashtu se në shtator 2014, për shembull, policia meksikane përdori pushkë G-36 të prodhuara në Gjermani për të sulmuar me dhunë protestat e studentëve. Demonstrues të shumtë u vranë.

Symbolbild Rüstungsexporte Deutschland (AFP/Getty Images/P. Stollarz)

Në rastin e luftës në Jemen ishte Arabia Saudite e ka shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar. Shumë armë lufte dhe armatime të tjera që Arabia Saudite kishte përdorur në Jemen ishin të prodhimit gjerman.

Lipset një ligji më i rreptë për eksportin e armëve

“Armë gjermane shfaqen në mënyrë sistematike në zonat e luftës dhe në duart e diktatorëve,” tha eksperti për çarmatimin pranë organizatës Greenpeace Alexander Lurz. “Ne kemi nevojë urgjente për një ligj të rreptë për eksportin e armëve që ndalon eksportin në vendet e treta dhe i jep fund këtij erozioni të qëllimshëm dhe sistematik të direktivave për eksportin.”

Gebäude des Bundeswirtschaftsministeriums (Imago/Schöning)Ministria Federale e Ekonomisë në Berlin

Ministria Federale e Ekonomisë kumtoi për gazetën “Welt am Sonntag” se Gjermania ndjek një politikë kufizuese në eksportin e armëve. Ajo karakterizohet nga “një shqyrtim i kujdesshëm dhe individual i çdo rasti”. Një “analizë e përgjitshme e bazuar vetëm shifrat e vendimeve të miratimeve” nuk është një kriter përshtatshëm për të vlerësuar rreptësinë dhe kufizimet në eksportin e armëve.

Lexo edhe :  Ministri i Jashtëm gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Detajet mbahen sekret

Eksporti i armëve të luftës nga Gjermania u rrit përsëri këtë vit. Vlera e armëve të luftës të eksportuara nga Gjermania në katër muajt e parë të vitit 2020 ishte më shumë se 492 milion euro.

Qeveria federale i mban detajet sekret. Në ndryshim nga viti 2019 qeveria federale gjermane i shpalli këtë vit si sekrete detajet mbi çështjen e eksporteve të vërteta për në vendet e treta – duke iu referuar një “riidentifikimi të mundshëm të kompanive të prekura” dhe “mbrojtjes së sekretit të tregtisë dhe të biznesit”./DW/

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Stabiliteti etnik, marrëveshja e Paqes midis Qeverisë së Maqedonisë dhe shqiptarëve

Më 5 korrik të vitit 2001, Qeveria e Maqedonisë dhe kryengritësit shqiptarë arrijnë marrëveshjen për paqe. Në vitin 2001, Maqedonia...

Shërbimi Sekret gjerman: Rusia po përdor gjithnjë e më shumë armë kimike në Ukrainë

Sipas Shërbimit Sekret Gjerman BND dhe dy agjencive holandeze të shërbimit sekret MIVD dhe AIVD, Rusia po rrit përdorimin e armëve kimike në Ukrainë....

I jepet lamtumira e fundit Diogo Jotës në qytetin e tij të lindjes

28-vjeçari, baba i tre fëmijëve, kishte fituar këtë vit Premier Leaguen me Liverpool-in dhe Nations League me Portugalinë, por jeta e tij u ndërpre...

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura mbi 40 gradë Celsius. Si qytetarët ashtu...

Serbia e paralizuar, vazhdojnë arrestimet masive, ja kur mund të ndalojë revolta

Pasi u njoftua një bllokadë totale rrugore për deje, policia në Serbi vazhdoi arrestimin e protestuesve këtë mëngjes, raporton Nova.rs. Policia në Beograd po...

Lajme të tjera

Web TV