Kryeministri Edi Rama ka rikthyer në detyrë drejtoreshën e Tatimeve Pranvera Resulaj në qytetin e Vlorës, e shkarkuar nga ky post dy vite më parë nga vet Rama.
Burime bëjmë me dije se numri një i qeverisë ka zhvilluar një takim në fundjavë me strukturat e PS në Vlorë, ka kërkuar dhe rikthimin në detyrë të drejtoreshës sC tatimeve mesa duket “shembullore” Pranvera Resulaj.
Kujtojmë se pak kohë para se të shkarkonte Pranvera Resulajn në vitin 2018, ai i ka quajtur rast unikal të punës në Tatime.
“Është rast unikal, s’kam asnjë ankesë për të. Që vlonjatët të ngrenë dorë dhe të shkruajnë mbi tastierë fjalë të mira, kjo nuk ndodh”
Pas fjalëve të mira për Pranvera Resulaj, kjo e fundit u shkarkua nga detyra për shkelje që nuk u bënë publike.
Por mesa duket pas dy viteve Rama ka vendosur ta rikthejë në detyrë drejtoreshën me shpresën se puna e saj do të nxjerrë përsëri të kënaqur vlonjatët.
Bo.Ba/fjala.al