Ndodh në Poliçan/ Burrë e grua, por në Gjendjen Civile figurojnë si vëlla e motër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shkak të gabimeve apo pakujdesive të bëra nga punonjës të Gjendjes Civile shumë qytetarë po përballen sot me shqetësime serioze.

Emisioni investigativ “BOOM”, solli sot rastin e z.Dritan Allajbej nga Peshtani , Njësia Vërtop,Poliçan i cili n shkurt të vitit 2019, ka shkuar pranë Arkivit të Gjendjes Civile  Berat për të marrë një certifikatë martese.

Nga akti i përkthyer ka vënë re se edhe bashkëshortja e tij kishte të njëjtën nënë , pra Dritan Zenepe Allajbej  dhe Luftime Zenepe Abazaj, kur nëna e bashkëshortes quhet Myzejen, pra emri i nënës së të dyve është i njëjtë.

Allajbej: Certifikata e martesës e përkthyer, më duhet për të plotësuar dosjen për në Ambasadën Amerikane , me qëllim bashkimin familjar me të afërmit e mi në ShBA. Por se një certifikatë me një gabim të tillë e ndali nga procesin e shumëpritur. Punonjësi më ka thënë se kështu është hedhur në sistem dhe se për këtë duhet t’i drejtohet gjyqit si e vetmja mënyrë për ta zgjidhur këtë problem.

Qytetari thotë se nuk ka mundësi ta ndjekë në rrugë gjyqësore. Për të vërtetuar të dhënat e sakta, “BOOM” shkoi pranë zyrës së Gjendjes Civile pranë Njësisë Vërtop  ku çdo e dhënë është e vërtetë.

Punonjësja e Gjendjes CivileGabimi është bërë te libri i aktit të martesës dhe për pasojë të dhënat janë  pasyruar gabim në Arkivin e Gjendjes Civile Berat .Por ,mendoj që nëpërmjet një vërtetimi, kjo gjë mund të rregullohet. Në sistem janë vënë re gabime.

Më pas “BOOM” e ndoqi rastin deri tek Arkivi i shtetit. Në një intervistë për punonjësin e këtij institucioni ai shprehet se nisur nga eksperienca këto pasaktësi merren parasysh në ambasadë në rast se  i bashkangjiten një sërë vërtetimesh të tjera të sakta që vërtetojnë se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Lexo edhe :  Rama prezanton sistemin e monitorimit: Në fokus shkelësit dhe qarkullimi rrugor

Sipas tij problemi ka lindur që kur është firmosur akti i martesës nga të gjitha palët. Nëse qytetari kërkon të vërtetojë pikërisht vetëm këtë fletë nga arkivi, mund t’i drejtohet gjykatës, por e quan me vend që në dosje për në ambasadë të bashkangjisë certifikatat e tjera si dhe vërtetimet.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Trump firmos urdhrin, SHBA tërhiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Presidenti amerikan Donald Trump të martën tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut,...

Rama publikon videokartolinën për shqiptarët e Amerikës/ Ja çfarë shkruan

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur me një videokartolinë për shqiptarët e Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u ka rikujtuar që të...

Temperaturat deri në -3°C! Orë me diell dhe mjegull e dendur, parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në -3°C! O Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e...

Kur shqiptarët ndahen në dy fronte për shkak të një xholi apo një gjesti

Nga Leonard Veizi   Atë që Gjesti i bëri shqiptarëve nuk ia ka bërë dot as UDB-ja, – një organizëm që kishte për detyrë të ndante...

Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

  “Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte”. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd...

Lajme të tjera

Web TV