“Marrëveshja”/Opozita jashtëparlamentare: Dëshmi e planit diabolik të Ramës, përbën një akt të rrezikshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas marrëveshjes së firmosur sot mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare ku u dakordësuan për votimin më 23 korrik të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe më 30 korrik të ndryshimeve kushtetuese, ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga opozita jashtëparlamentare.

Në një deklaratë zyrtare shprehen se akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të kryeministrit Rama që të miratojë fillimisht për fasadë marrëveshjen e 5 Qershorit dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë atë me ndryshime të njëanshme kushtetuese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor.

Sipas tyre, ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit dhe shtojnë më tej se kjo gjë përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Në fund, Opozita e Bashkuar iu garanton shqiptarëve se faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne BE, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njëanshme kushtetuese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor.

Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor.

Lexo edhe :  Fitorja e parashikuar/ Rama: 74 mandate, të sigurta!

Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

SPAK ‘zbarkon’ në Durrës për zgjedhjet e 11 majit, fushata elektorale nën monitorim

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani ka zhvilluar ditën e djeshme...

Fushata e 11 Majit/ Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës, e rriti PD-në

Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar ndikimin që kanë pasur veprimet e SPAK në klimën elektorale të këtyre ditëve. Në një intervistë për gazetarin Drini...

AI ‘rrëmben’ profesionin e gazetarëve, e përditshmja italiane ndan eksperiencën

Inteligjenca artificiale (AI) do të plotësojë punën e gazetarëve dhe ndonjëherë do ta bëjë atë më ironike, sipas redaktorit të një gazete italiane që...

Laerti rrëfen historinë e tij të dashurisë në ‘BBV4’, nuk është Valbona

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga...

Skandal tjetër pas qumështit, në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk...

Lajme të tjera

Web TV