Kategoritë/ Tatimet: Deklaroni të ardhurat deri në 31 korrik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se 31 korriku është afati i fundit për deklarimin e të ardhurave individuale mbi 2 milionë lekë. Afati normal është 30 prilli, por këtë vit u shty për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

DPT njofton se sjell risinë më të re për sa i përket plotësimit të “Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA).”

Tashmë, kjo deklaratë do të gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Tatimet bëjnë me me dije se detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë individë rezidentë dhe jo rezidentë në Republikën e Shqipërisë.

DIVA duhet të dorëzohet e plotësuar brenda datës 31 Korrik 2020, në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing.

Kush bën deklarimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të individëve rezidentë në Republikën e Shqipërisë, të cilët gjatë vitit 2019 kanë realizuar të ardhura, nga të gjitha burimet, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë, se brenda datës 31 Korrik 2020 duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit e-filing, Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA).

Detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) e kanë gjithashtu edhe individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë.

Të ardhurat që deklarohen

Të ardhurat e tatueshme, të detyrueshme për t’u deklaruar nga individët, subjekt deklarimi, janë:

  • Të ardhura bruto nga paga apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit
  • Të ardhurat bruto nga dividenti
  • Të ardhurat bruto nga qiraja
  • Fitimi kapital nga shitja e pasurisë së palujtshme në pronësi të deklaruesit
  • Të ardhura bruto nga interesat bankare
  • Fitimi kapital i krijuar nga investimet në tituj apo nga pasuri të palujtshme
  • Shuma bruto të fituara nga lotaria apo lojëra të tjera të fatit.
  • Të ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, licencat, të drejtat ekskluzive dhe pasuritë e tjera, që përbëhen vetëm nga të drejta dhe që nuk kanë formë fizike.
  • Fitimi kapitali nga dhurimi.
  • Të ardhura bruto të realizuara jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
  • Të ardhura bruto të tjera të papërmendura më lart
Lexo edhe :  Eurodeputetët kërkojnë heqjen e fondeve për Hungarinë dhe vendosjen e sanksioneve

Deklarata do të dalë e paraplotësuar

Për herë të parë, deklarata do të gjenerohet e paraplotësuar automatikisht me të dhënat e të ardhurave vjetore bruto nga pagat apo shpërblimet nga marrëdhëniet e punësimit për individët, si edhe me përllogaritjen e Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Gjithashtu fushë e paraplotësuar do të jetë edhe vlera e paguar gjatë vitit për sa i takon Tatimit mbi të ardhurat nga Punësimi.

Rubrikat e mësipërme të dekaratës DIVA, pavarësisht se do të gjenerohen të paraplotësuara, do të vijojnë të jenë fusha të lira dhe të ndryshueshme, në mënyrë që deklaruesi të ketë mundësi t’I verifikojë dhe ndryshojë ato.

Deklarimi i të ardhurave, përveç se është detyrim ligjor, i çdo individi subjekt i deklarimit, është edhe një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij./Monitor.al

Të fundit

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Lajme të tjera

Web TV