Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo është gjithmonë shumë i komentuar për pamjen e tij, e mbi të gjitha për modelet që i bën flokut.
Deri para pak ditësh Ronaldo kishte pjesën e sipërme të flokut të gjatë, aq sa pati postuar edhe video në “Instagram” ku partnerja e tij Georgina Rodriguez i bënte gërsheta.
Por tashmë portugez ka ndryshuar sërish model, duke e prerë flokun dhe duke u rikthyer te kaçurrelat si para shumë kohësh.
Pjesa e pasme dhe anët janë shumë të shkurtra, ndërsa ajo çfarë mbetet pak më e gjatë.
Ai pati postuar pak më herët foto në rrjetet sociale ku shfaqej me ndryshimin e bërë, në ndeshjen e para pak ditëve të Juves me Lazion u pa më qartë.
Ronaldo di gjithmonë si të jetë në qendër të vëmendjes së mediave brenda apo jashtë fushës së blertë qoftë.ka.ta/Fjala.al/