SHBA/ Përplasje në diskutimet për paketën e re të ndihmave përballë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paketa e ardhshme e mbështetjes ekonomike në përgjigje të COVID-19 mund të arrijë në 1 trilion dollarë, ndërkohë që vazhdojnë negociatat mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit lidhur me fondet për të rihapur shkollat, për të mbështetur biznesin e vogël, për të shtuar testet për diagnostikimin e të infektuarve dhe për të furnizuar ekonominë me kesh ndërkohë që thellohet kriza ekonomike nga virusi.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell premtoi të martën një paketë të re pagesash të drejtpërdrejta për amerikanë me të ardhura nën një nivel të caktuar, të ngjashëm me pagesat prej 1200 dollarësh që u dërguan në pranverë. Demokratët duan shpenzimin e miliarda dollarëve për të përgatitur shkollat për rikthimin e nxënësve në kushtet e pandemisë, apo për të mbështetur qeveritë lokale.

“Për fat të keq, nuk kemi mbaruar punë,” tha zoti McConnell, duke u bërë thirrje amerikanëve të mësojnë të jetojnë në kushtet e virusit, duke vënë maska dhe duke ruajtur distancë fizike deri kur të zbulohet vaksina.

Sekretari i Thesarit, Mnuchin dhe shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows e kaluan ditën me takime në Kapitol në përpjekje për të arritur një kompromis mes propozimit të republikanëve për një paketë prej 1 trilion dollarësh dhe planit të Dhomës së Përfaqësuesve nën drejtimin e demokratëve për një paketë prej 3 trilionë dollarësh.

Gjatë diskutimeve të drekës, senatorë republikanë me peshë ngritën shqetësime për shpenzime të shfrenuara, duke u zotuar të bllokojnë miratimin e paketës.

Përkrahësit e paketës “duhet të kenë turp,” tha Rand Paul, senator nga Kentaki, pasi doli nga takimi.

Senatori Paul i quajti republikanët që po mbështesnin propozimin për shpenzime më të mëdha “vëllezër me Bernie Sanders”. “Kjo është çmenduri. Nuk ka më dallim mes dy partive”.

Ndërkohë që nuk duket se pandemisë po i vjen fundi, zyrtarët pranojnë se ndodhen para një sfide të madhe në përpjekje për të mbajtur nën kontroll përhapjen e infeksionit dhe nga ana tjetër për të parandaluar vështirësi të mëtejshme ekonomike.

Lexo edhe :  Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini

Zoti Meadows tha në komentet për shtyp se do që të sigurohet se paketa e ndihmës ekonomike “përmbush nevojat legjitime të amerikanëve”.

Republikanët kanë përgatitur një paketë propozimesh me vlerë 1 trilion dollar, të cilën zoti McConnell e quajti “një fillim” në bisedime. Kjo paketë ishte kundërpërgjigje ndaj propozimit të Dhomës së Përfaqësuesve për paketë 3 trilionë dollarëshe. Dy palët duan të arrijnë marrëveshje para fundit të muajit, kur skadon asistenca e papunësisë për shumë amerikanë.

Paketa e zotit McConnell do të dërgonte pagesa ndihme për amerikanët me të ardhura të ulëta si dhe do t’u ofronte bizneseve të vogla kredi për të paguar punonjësit. Por ky plan parashikon reduktimin e ndihmës financiare për amerikanët që përfitojnë, pasi republikanët argumentojnë se shumat e mëdha të asistencës ulin dëshirën e punonjësve për t’u kthyer në punë.

Presidenti ka kërkuar eliminimin e taksës së pagës prej 15% që paguhet bashkarisht nga pronari dhe punonjësi dhe mbështet edhe programet qeveritare të sigurimeve sociale. Kritikët thonë se eliminimi i taksës nuk ndihmon amerikanët që kanë humbur punën, por thellon edhe më tej borxhin buxhetor.

Demokratët e kanë sulmuar planin e republikanëve si një propozim që favorizon korporatat në kurriz të punëtorit amerikan. Ata kanë propozuar shpenzime prej 3 trilionë dollarësh për stimulimin ekonomik dhe përgjigjen ndaj pandemisë. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë propozuar 100 miliardë dollarë për përgatitjen e shkollave për kthimin e nxënësve.

Pretendenti demokrat në zgjedhjet presideniale, Joe Biden theksoi se përparësia e tij në këtë periudhë janë familjet punëtore dhe bizneset e vogla./VOA

Të fundit

Përhapja e meningitit, Bino: Nuk ka vend për panik, rastet janë sporadike

Shfaqja e një tjetër rasti me meningit në Durrës ka shkaktuar shqetësim të prindërit të cilët ditët e fundit...

Këto janë 5 vendet më të rrezikshme në botë, s’do të ktheheni të gjallë nëse shkelni atje

Bota është e mbushur me peizazhe mahnitëse, por disa prej tyre mbajnë kushte kaq ekstreme sa mbijetesa bëhet pothuajse e pamundur. Nga temperaturat e...

PAMJET/ Aksidentohen dy makina në kryeqytet, pasi u përplasën përfunduan në…

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Don Bosko të Tiranës. Burime për News 24 bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë...

VIDEO/ Berisha mesazh shqiptarëve në Gjermani: Votoni CDU dhe kancelarin Fridrich Merz

Kryetari i PD, Sali Berisha, i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve që jetojnë në Gjermani, duke i ftuar të votojnë aleatin e demokratëve,...

Plasin dënimet për derbin e kryeqytetit, pezullime për protagonistët e Partizani-Tirana

Komisioni i Disiplinës i mbledhur sot, ka shqyrtuar ngjarjet e fundjavës në futbollin shqiptar me një vëmendje të veçantë te derbi i kryeqytetit i...

Lajme të tjera

Web TV