Task Forca Ani-Covid ka kryer 1.454 kontrolle dhe monitorime për zbatimin e masave të marra ndaj Covid-19, dhe ka vendosur 11 masa administrative.
Ndërkohë bëhet me dije se është vendosur pezullimi i tre aktiviteteve për shkeljen e protokolleve për 8 gjoba, ndaj bareve, kafeve, marketeve si dhe disa individëve për mos-mbajtje të maskës.
NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHENDETESISE
#InspektoriatiShtetërorShëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës #antiCOVID, realizuan 1454 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj #COVID19 në 24 orët e fundit.
?Janë vendosur 11 masa administrative:
▪️4 masa me gjobë në bar, kafe, restorant, market, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve;
▪️4 masa me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës;
▪️3 vendime për pezullim të aktivitetit.
?Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.
➡️MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.
#RespektoRregullat