5 mijë teste COVID-19 i dhurohen shqiptarëve, biznesmenët e Diasporës bëjnë gjestin e madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në ambientet e Ministrisë së S hëndetësisë dhë Mbrojtjes Sociale janë dhuruar 5 mijë teste për COVID-19 nga 3 biznesmen të diasporës.

Ky dhurim është bërë i mundur nga Lazim Destani i kompanisë “Ecolog International”, njëherësh dhe President Nderi i kësaj Dhome, Nazmi Viqa i kompanisë “Abbruch AËR” dhe Remzi Ejupi i “Eurokoha”.

“Së bashku të mbështesim Shqipërinë në luftën kundër COVID-19” , kjo ka qënë motoja e dhurimit të këtyre testeve në bashkëpunim me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare.

Në ceremoninë e dorëzimit merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë, Znj.Ogerta Manastirliu, Zv.Ministrja Mira Rakacolli, Ministri i Shtetit për Diapsorën, Z.Pandeli Majko, si dhe Z.Skënder Xhakaliu nga Ecolog Gjermani, i cili përfaqësonte dy prej donatorëve dhe konkretisht Z.Lazim Detani dhe Z.Nazmi Viqa. Ndërsa donatori i tretë pjesëmarrës ishte Remzi Ejupi nga Eurokoha.

Sasia prej 5 mijë testesh COVID-19 do t;i shërbejë Institutit të Shëndetit Publik për zgjerimin e kapaciteteve testuese të popullatës.

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj, falenderoi donatorët për këtë dhuratë të çmuar, e cila sipas saj, do të rrisë stokun e materialeve për testimet. /Ra.My.Fjala.al/

 

 

Të fundit

I nxehti “pushton” Shqipërinë/ Nuk do ta besoni sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

Ditën e shtunë moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë...

Vonesat e fluturimeve, shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin

Vendet e Bashkimit Evropian e kanë miratuar një plan që u mundëson kompanive ajrore të bëjnë vonesa më të gjata të fluturimeve para se...

Pasi ia “nxiu faqen”/ Adriana Kalas i ‘plas’ dashuria për Berishën: Nuk e tradhtoj!

Adriana Kalaja thotë se Edi Rama ka tentuar ta blejë atë me anë të një biznesmeni të fuqishëm por ajo nuk pranoi dhe qëndroi...

Kredia e bankave shqiptare jashtë vendit arrin nivelin më të lartë në shtatë

Sektori bankar ka rritur ndjeshëm kreditimin jashtë vendit në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në...

Suvatimi i Spaçit!/ Godole: Shumë mirë që bëhen filma, por burgut i është bërë makijazh

Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, në një lidhje me Skype me News 24 u shpreh se burgu i Spaçit...

Lajme të tjera

Web TV