Hajdari: Marrëveshja e 5 qershorit sjell shumë pak risi, listat e hapura janë një realitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitë Rudina Hajdari deklaron se në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, u konfirmua marrëveshja e arritur dje, ku PS dhe opozita parlamentare u dakordësuan për votimin e paktit të 5 qershorit më 23 korrik dhe hapjen e listave më 30 korrik.

Hajdari, gjatë një interviste në “Repolitix”, tha se marrëveshja e 5 qershorit nuk është e plotë dhe se nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët. Ligjvënësja shqiptare shtoi më tej se listat e hapura janë një realitet, por që të jetë e plotë duhet të hapen 100 % pasi është gjëja e duhur për qytetarët.

Në mbledhje nuk ishte njëra palë dhe në atë moment është vështirë të bësh një diskutim të hapur dhe që kërkon konsensus. E rëndësishme është që ti komunikonim palës tjetër se arritëm një marrëveshje se një natë më parë nënshkruam një marrëveshje me mazhorancën. E kam theksuar disa here se 5 qershori sjell shumë pak risi dhe nuk është një marrëveshje e plotë dhe se nuk ishte e mjaftueshme për shqiptarët. Nëpërmjet angazhimit tonë bëmë të dukshme se listat e hapura tashmë janë një realitet. Listat e hapura duhet të jenë 100 % të hapura dhe në argumentin e ruajtjes së kuotës gjinore mund të gjejnë mënyra të tjera dhe jo me hapjen e pjesshme. Kam besimin se të gjithë do të shkojmë drejt listave të hapura, një hap i rëndësishëm për vendin. Jemi shumë afër fundit të këtij rrugëtimi. Qytetarët do të kuptojnë që jo vetëm do të kenë mundësi të kontribuojnë, të përfshihen në lista pa pasur pengesat që kanë pasur deri tani. Në momentin që listat hapen, çdo njeri garon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk vjen në atë listë për të luftuar për dikë tjetër, ai do të jetë i barabartë me të gjithë. Për qytetarin që voton do kuptojë që ka më shumë fuqi. Ato parti që do t’i mbajnë listat e mbyllura do e kuptojnë që nuk do të mbështeten nga qytetarët. Do të ishte një pengesë për çdo format të ri që do të dojë të garojë. E kam dëgjuar shumë herë nga PD, një nga premtimet ishte listat e hapura“, tha Hajdari.

Lexo edhe :  "Berisha duhet të largohet automatikisht pas humbjes!"/ Kalaja: Nuk ikën deri në 2026...

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

“Kosova është gati për NATO!”/ Presidentja Osmani krah ushtrive në “Defender Europe 25”

Presidentja Vjosa Osmani vizitoi ushtritë e angazhuara në stërvitjen e madhe “Defender Europe 25”, ku Kosova jo vetëm që merr pjesë, por është edhe...

“Një grua tjetër ka hyrë në mes”/ Barack Obama dhe Michelle hedhin poshtë zërat

Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle Obama, prej kohësh thuhet se kanë një krizë serioze në martesën e tyre. Edhe pse më herët...

Lajme të tjera

Web TV