Levizja e re kombëtare/Meta: Dhuna ndaj fëmijëve akt kriminal, duhen politika të reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpallet lëvizja e re kombëtare “Ne jemi 1” kundër dhunës së fëmijëve dhe shfrytëzimit seksual të tyre.

President i vendit, Ilir Meta në një Konferencë për mediat në ambientet  e Presidencës ka folur për dhunën ndaj fëmijëve dhe politikave që duhen ndjekur për të ndaluar dhunën ndaj fëmijëve.

Meta është shprehur se dhuna ndaj fëmijëve është një akt kriminal dhe si i tillë duhet para me prioritet përmirësimi i ligjeve.

“Është momenti që jo vetëm të ngremë zërin por t’u japim më shumë zë atyre, të ngrejmë barriera kundër dhunës së fëmijëve. Duhen ndërmarrë masa të forta. Duhet një ligj i posaçëm për mbrojtjen e fëmijëve në internet. Duhen masa ndërgjegjësimi për fëmijët e prindërit për të denoncuar çdo rast të dhunës, veçanërisht asaj seksuale. Të ngazhojmë institucionet, bashkë me Parlamentin, mediat, shoqërinë civile për t’ju përgjigjur ashpër dhe prerë dhunës ndaj fëmijëve. Si President do jem në krahun tuaj në këtë nismë për të zhvilluar politika më efikase dhe mbi të gjitha politika më të forta ndëshkuese”, u shpreh Meta. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Filmi kinez i animuar thyen rekordin, fiton gati 800 milionë dollarë

Filmi kinez i animuar “Nezha 2” u bë filmi me fitimin më të lartë në vend të enjten, me...

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së...

Rama zbulon projektet nga Shkodra: Kryeqytetin e Veriut duhet ta forcojmë sa më shumë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër, të cilat janë dy projekte konkrete të arkitektit...

Pse është me nerva Albin Kurti, edhe pse fitues?

Gjasat janë që kryeministri i Kosovës mbrëmë, nuk ka folur për opozitarët, por për ndërkombëtarët, të cilët duken se po përpiqen të mund të...

Pas asaj që përjetoi,a do futej sërish Fifi si banore në “Big Brother VIP Albania”?

Ditën e djeshme, Fifi, realizoi një ‘ask me’ në Instagram me ndjekësit e saj. Në mesin e shumë pyetjeve nuk mungoi as ajo për...

Lajme të tjera

Web TV