Presidenti Kokëdhima: Kremtim dinjitoz i 95-vjetorit të Apolonisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka kurorëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme një sezon mjaft të mirë dhe presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, nuk e ka fshehur kënaqësinë pasi skuadra fierake ngadhënjeu në finalen e Kategorisë së Parë me Kastriotin, duke fituar 2-1 në takimin e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Stadiumin “Elbasan Arena”. “Në 95-vjetorin e Apolonisë ndihem shumë mirë, – ka deklaruar ai. – Ekipet tona e kremtuan këtë sezon në mënyrën më dinjitoze.”

“Të them të drejtën, nuk mbeta shumë i kënaqur nga loja, – ka vijuar kreu i klubit myzeqar, duke folur pas finales me Kastriotin. – Por, e dinë trajnerët, se, kur vjen puna te finalja, thonë se finalet fitohen, nuk luhen.” Po cili është projekti i Apolonisë në Kategorinë Superiore. “Do të shikojmë në ditët e ardhshme, – përgjigjet Kokëdhima. – Do të publikojmë të gjitha marrëveshjet. Do të ruajmë filozofinë që ekipi parë ushqehet nga skuadrat e moshave, do të përforcojmë të gjitha skuadrat.”

“E logjikshme është të bëjmë përforcime në të ardhmen jo thjesht me futbollistë që do të luajnë vetëm tek Apolonia, por të luajnë në kampionate të pasura, – vijon ai. – Për 6 prej lojtarëve tanë ka më shumë se 4 klube që i kërkojnë. Edhe në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, edhe jashtë saj. Do të diskutojmë me stafin”, – përfundoi presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV