Ka nisur para pak minutash në Pallatin e Kongreseve mbledhja e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.
Sot rikthehen në tryezë përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, të cilët bojkotuan mbledhjen e djeshme.
Pjesë e mbledhjes së Këshillit Politik është dhe i dërguari i SHBA-së, Ian Crawford i cili është shefi i sektorit politik dhe ekonomik në ambasadën amerikane. Ai ishte i pranishëm dhe në mbledhjen e djeshme. Ian Crawford nuk është emër i padëgjuar për publikun shqiptar pasi ishte negociator i marrëveshjes së parë më 5 qershor.
Mbledhja e sotme vjen menjëherë pas miratimit në Kuvend të marrëveshjes së 5 qershorit të arritur nga Këshilli Politik me bekimin e ndërkombëtarëve.
/En.Br./Fjala.al