Një vatër e re koronavirusi është identifikuar në lagjen ‘Konferenca e Pezës’, në qytetin e Fierit.
Bëhet me dije se babë e bir kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin, Covid-19. Burimet për mediat bëjnë me dije se se babi 70-vjeçar punon në një pikë gazi e cila është mbyllur, ndërsa I biri punon në një kompani private në Fier.
Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në qytetin e Fierit janë shënuar 9 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik për çdo kontakt të personave të konfirmuar pozitivë deri më tani./Re.Gu/Fjala.al