Vasili: Në emër të popullit flasin hajdutët e votave, kërkojnë që të ndryshohet për 6 ditë Kushtetuta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përfaqësuesi i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili deklaroi pas mbledhjes së sotme se opozita mbetet e palëkundur që të diskutojë çdo çështje, por pa logjikën e faktimit të kryer, pa trysni dhe duke i dhënë hapësirë debatit.

Ai tha se nëse për marrëveshjen e 5 qershorit, u deshën 6 muaj, Kushtetutën e vendit kërkojnë që të ndryshohet për 6 ditë

“Një çështje tjetër që është hedhur në Këshillin Politik kanë qenë dhe ndryshimet kushtetuese. Që kanë të bëjnë me të ashtuquajtur lista të hapura. Propozimi, fakt i kryer, është depozituar para 2 ditësh në këshill. Dhe ky diskutim është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Nëse për kodin elektoral, marrëveshjen e 5 qershorit, u deshën 6 muaj. Kërkohet që kushtetua e vendit të ndryshohet për 6 ditë. Këshilli politik dhe opozita në Këshill mbetet e palëkundur që të diskutojë çdo çështje, por pa logjikën e faktimit të kryer, pa trysni dhe duke i dhënë hapësirë debatit. Keni parë që në emër të popullit, të vullnetit të tij, flasin hajdutët e votave të popullit.”-, tha Vasili.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Tottenham ofron 50 mln euro për yllin Serie A, por… duhen 70 mln euro

Tottenham e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në Premier League. Ekipi i drejtuar nga Thomas Frank ka marrë dy fitore në dy...

Lajme të tjera

Web TV