Kabo: Martin Camaj dhe Ernest Koliqi korifej. Ka patur momente që kanë qenë edhe në anën e gabuar të historisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Profesor Përparim Kabo ka dhënë mendimin e  tij  për debatin e fundit lidhur me studimin e  Auron Tare sipas të cilit Martin Camaj dhe Ernest Koliqi kanë bashkëpunuar me disa shërbime sekrete përfshirë edhe Sigurimin e  Shtetit. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Kabo tha se nuk mund të hedhë poshtë vlerën e tyre të veprës duke e lidhur edhe me faktin që Koliqi dërgoi mësues në Kosovë. Por nga ana tjetër Kabo tha se në momente të caktuara ai ka qenë në anën e gabuar të historisë.

-Dy figurat, Martin Camaj dhe Ernest Koliqi aq të diskutuara ditët e fundit, janë pjesë e studimit tuaj?

-Jo, nuk janë pjesë e këtij studimi sepse do dukej sikur unë isha në sinkron me ata që gjurmojnë dosjet personale. Gjithsesi unë kam bërë prononcim për këtë çështje dhe kam thënë që nuk gjej në asnjë rast që ata të kenë vepruar kundër atdheut, kundër historisë së atdheut, dhe kundër kulturës shqiptare.

-Jeni I bindur për këtë profesor?

-Unë gjykoj nga vepra e tyre e botuar dhe nga vetë veprimtaria e tyre. Nëse ti në kohën e pushtimit Italian, gjen rastin që për herë të parë të krijosh trevën që mëson gjuhën shqipe, të shohësh kudo mësues që japin gjuhën shqipe, nuk je kundra atdheut.

-Padiskutim kjo është një vepër madhore e tyre, por a e justifikon kjo dhe a e kompeson kjo faktin që Ernest Koliqi ishte një bashkëpunëtor i fashizmit?

-Termi bashkëpunëtor i fashizmit është një term që ha diskutim. Unë kam lexuar në një rast ku Koliqi i bën një lloj vështrimi me aparatin e brendshëm të analizës dhe thotë që kam bërë dhe gabime në jetë. Por po jap një shembull paralel. Po ju tregoj një libër. Ky është njeriu që ka bërë revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit. Ka bashkuar artin, fantazinë, inxhinierinë, imagjinatën, dhe studimet e mirëfillta shkencore. Por ka një veçori thotë Isacsoni. E ka pasur mirë me të gjithë pushtetet.Edhe me pushtetin francez pushtues. Tani, të themi nuk bën Leonardo da Vinçi se u bashkua me francezët kur sulmuan Milanon apo Bolonjën.

Lexo edhe :  Shtyhet më 6 janar seanca për ish-kryeministrin Berisha, vendoset nëse do të gjykohet

-A vlen ky paralelizëm edhe për Ernest Koliqin i cili thuhet se ka veshur edhe kostumin e fashizmit?

-Unë nuk e mohoj këtë gjë, dhe për momentin ai ka qenë nga ana e gabuar e historisë. Por sot pasi kanë kaluar 75 vjet, që ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore në gjithë veprënd e Ernest Koliqit, këtu do ndalemi? Qoftë në antikitet, qoftë në të drejtën tonë zakonore thuhet që lajmsi nuk gjykohet. Ai që e solli këtë lajm, bëri dhe interpretim. Për këtë nuk jam dakord.

-Si ka reaguar klasa e intelektualëve për daljen e këtij studimi?

-Nuk e di, aq sa kam parë në këto rrjetet sociale qëndrimet janë ekstremisht të kundërta. O dashuri e madhe, o urrejtje e madhe. Duhet gjakftohtësi. Por kështu kanë qenë qëndrimet edhe kur u zbulua letra që Ismail Kadare i drejtonte Enver Hoxhës. Dhe të motrën e bënte të çmendur, ndërsa vetë përgjërohej që po zbatonte detyrat e Partisë. Në jetën e krijuesit ka dhe dritëhije. Duhet t’i pranojmë ashtusiç janë. Vihen në balancë, kontributet dhe gabimet. Nëse gabimet janë identiteti i vërtetë i personit, atëherë ai është një personalitet që nuk i ka dhënë historisë. Nga ana tjetër është tipikja, themelorja, më e rëndësishmja, atëherë ai vlerësohet për atë që ka bërë mirë për popullin e vet dhe historinë e vendit të tij.

-Jeni duke thënë që Ismail Kadare, ka dhe ai dritëhijet e veta?

-Po sigurisht. Ajo letra nuk e nderon./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/MDXbqVDN0XU

Të fundit

Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa...

Pse thuhet se Ilnisa dhe Meritoni janë ndarë? Veprimi që i nxiti edhe më shumë spekulimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ishin një prej çifteve të Big Brother VIP Albania më të diskutuar që prej fillimit të lidhjes së tyre. Mirëpo,...

Heidi Baci “i vjedh” emisionin Roza Latit, zbulohen prapaskenat!

Vetëm pak kohë pasi tha se do të largohej përfundimisht nga Shqipëria, Heidi u rikthye. Ish-finalistja e “Big Brother” u shpreh se nuk jetonte...

Shkak përplasja me produksionin? Elhaida Dani largohet nga “X Factor”

Prej disa javësh po transmetohet “X Factor”, ku talentet e reja janë duke u testuar nga një juri profesioniste. Fillimisht, juria ishte përbërë nga...

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, rritet ‘frikshëm’ numri i viktimave

Numri i viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten është rritur në 4. Sipas mediave gjermane, rreth 205 persona kanë...

Lajme të tjera

Web TV