Profesor Përparim Kabo foli me superlativa për mjeken Silva Bino e cila përveç vlerësimeve gjatë kohës së pandemisë ka marrë edhe kritika nga persona të ndryshëm. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, tha se Bino është një mjeke vërtet e zonja dhe turp për ata që e sulmojnë atë.
-Me një gjuhë gjithë mllef është sulmuar doktoresha Silva Bino. Çfarëështë kjo?
–Është mungesë edukate dhe janë pasione të verbra. E para ajo është një grua e cila e ka mbrojtur doktoraturën në Londër. Nuk është argument fjala “kot”, por shpeshherë njerëzit të nervozuar mendojnë se po sulmojnë një njeri që nuk e ka atë lloj edukate shprehin atë dufin që kanë brenda vetes së tyre. Unë do sugjeroja që nëse do kenë një hall dhe një nevojë për t’iu drejtuar një infeksionisti qoftë dhe në Institutin e Shëndetit Publik, le të trokasin në derën e saj. Ajo është një grua që bredh në gjithë Shqipërinë dhe më fal se nuk është etike por do ta them, dhe iu mban erë gjithë feçeve të Shipërisë. E kam pyetur një herë Binon si është ngarkesa bakteriale në Shqipëri? Më mirë mos ta dish më tha. Ka zbuluar një bakterie në një zonë, nuk po e përmend që nuk njihej në literaturë nga organet kompetente duke i vënësi emër emrin e saj.
-Ky ishte bakter që u zbulua për herë të parë?
-E zbuloi për herë të parë./Fjala.al/Ke.Ba
https://www.youtube.com/watch?v=GybMCVO0azk