Kabo: Fajtorët për dështimin e  Partizanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përparim Kabo  është gëzuar që Tirana fitoi titullin kampion. Ndonëse është tifoz me Partizanin ai shpreh kënaqësi që kampionatin e  fitoi një ekip si Tirana. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Kabo nuk la pa shprehur zhgënjimin e  tij për ekipin e Partizanit. Për atë fajtorë janë drejtuesit duke përjashtuar Gazmend Demin, presidentin e klubit.

 -Të ka mërzitur partizani këtë sezon?

-Mërzitja është një gjë e madhe, por më ka zhgënjyer.

-Kush e ka fajin?

-Faji është institucion penal por cilët persona kanë përgjegjësi. Ata që drejtojnë.

-E keni fjalën për Olsi Ramën?

-Po nëse ai i përzgjodhi këta lojtarë, ai është përgjegjësi kryesor. Nëse ai përzgjodhi trajnierin e parë ai është përgjegjës.

-Ai trajnieri ishte zhgënjim komplet.

-Ky i dyti më keq, ai i pari jo dhe aq keq. Në Azerbajxhan dhe në Moldavi, partizani ka luajtur shumë mirë. Në Azerbajxhan, për një qime nuk jemi kualifikuar sepse Solomoni doli vetëm me portierin dhe e nxorri jashtë.

-Po presidentin e bëni përgjegjës?

-Ai është njeri liberal, jep vetëm paratë nuk ndërhyn. Të ishin të gjithë si ai, do ishte mirë./Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=tpKnOJHYIY0

Të fundit

Shpallja e rezultatit për Qarkun e Lezhës, Noka dhe Balla përplasen fizikisht

Numërimi i fundit i votave të diasporës për Qarkun e Lezhës në Parkun Olimpik në Tiranë ka sjellë jo...

Nga numri i telefonit te analizat, informacionet që nuk duhet të ndajmë me Chat GPT

Inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i vlefshëm për ne gjatë përditshmërisë, por megjithatë rekomandohet që duhet të kemi kujdes në përdorimin e...

Lezha ndahet me një grusht votash, tension deri në përplasje fizike për fletën e fundit

Tension i lartë tek Parku Olimpik teksa po numërohen votat e Diasporës. Kjo pasi, qarku i Lezhës është ndarë me një grusht votash midis...

Sinjal për vrasjen e Trump? Ish-drejtori i FBI merret në pyetje pas mesazhit të koduar

Ish drejtori i FBI-së James Comey u mor në pyetje nga Shërbimi Sekret Amerikan pasditen e të premtes pasi publikoi një foto në rrjetet...

“Shqipëria e ka vendin në BE”/ Macron falënderon Ramën për mikpritjen

Presidenti francez Emmanuel Macron ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për mikpritjen gjatë samitit në Tiranë. Përmes një postimi në platformën X, Macron shprehet se Shqipëria...

Lajme të tjera

Web TV