Listat e hapura/ Vasili: Bëjmë sikur hapim listat që të mbyllim koalicionet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së dhe po ashtu përfaqësues në Këshillin politik ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit politike në vend.

Vasli është shprehur se kryeministri i vendit po mashtron qytetarët me listat e hapura për të shmangur koalicionin opozitar i cili sipas tij në zgjedhjet e ardhshme do të jetë fitues de fakto.

“Ky është Pazar politik brenda parlamentit” është shprehur Vasili

“Në parim një kryeministër bashkë me ca të tjerë të cilët kanë qenë ata që iu vidhnin votën qytetarëve të cilën ua shisnin e blinin s’mund të flasin. Ky është Pazar politik brenda parlamentit. Do bëjmë sikur do hapim listat që të heqim koalicionet. Përse? Sepse koalicioni opozitar është fitues de fakto. Të tërë pa përjashtim promovuesit mashtrues të listave të hapura, u përpoqën të lidhnin dy çështje. Cili shqiptar  e gjeti keq veten nga koalicioni. Kishin një sensibilitet për listat e hapura dhe ne ua dhamë të plotë. Pjesë e farsës që humbësit iu lihen qytetarëve dhe fituesit i mbajnë kryetarët nuk është për ne.

Të gjitha forcat politike që kanë afërsi programore grupohen në koalicion. Çfarë thotë Edi Rama, jo thotë, ta lëmë këtë punë të dalë si të dalë dhe ditën pas zgjedhjeve bëjmë pazarin. Opozita është përballë moralin, së bashku marrim një përgjegjësi politike, ndërkohë që u ofrohet Pazar politika.

Është një ndjeshmëri që opozita është shprehur kohë më parë. Erdhi dita për t’ju çjerrë maskat. Qytetarët nuk kanë pasur shqetësim për koalicionet. E dini shumë mirë se ç pazarxhi kemi përballë, që edhe votën do ta japë me koncesion. Ky njeri është njeriu i pazareve dhe jo i parimeve”, deklaroi Vasili. /Ra.My.Fjala.al/

Lexo edhe :  Protesta e 8 shkurtit/ Berisha mbledh drejtuesit politikë të PD

 

 

Të fundit

10 vite nga krijimi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura!

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura mbush sot plot 10 vite që është krijuar si institucion në vendin tonë. Me...

Ngjela: Sllavët bërtasin nga frika e shqiptarisë

Avokati Spartak Ngjela, thotë se koha ndryshoi në favor të shqiptarisë, por koha duhet tani të ndihmohet nga shqiptaria.  ”Sllavët ndihen të trembur, bërtasin nga...

Ky vend shkurton orët e punës, pa ndryshuar pagën!

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat...

Robotë shtatzënë? Shpikja e radhës e Inteligjencës Artificiale po çmend botën

Bota e robotikës po përparon me shpejtësi dhe robotët humanoidë po bën dalëngadalë pjesë e të përditshmes tonë. Në Konferencën e fundit për Mësimin e...

10 vite nga krijimi i AKZM/ Rama: Institucion që na bën krenarë për punën që bën

Plot 10 vite nga krijimi për herë të parë i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura. Një institucion i cili na bën krenarë për punën...

Lajme të tjera

Web TV