“S’na i the në letër”/ Gazetari pyet Vilma Nushin: Pse shkove në Turqi për kurim?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe moderatori Sebastian Zoja ka reaguar lidhur me letrën e biznesmenes Vilma Nushi, e infektuar me COVID-19, drejtuar qytetarëve pas mallkimeve të marra nga ta.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari shkruan se qytetarët nuk u revoltuan për pasurimin e Vilma Nushit, por pse ajo zgjodhi Turqinë për kurim, ndërsa përditë na thuhet se jemi në majat e mjekësisë botërore me sistemin tonë.

Sebastian Zoja shton më tej se Vilma Nushi nuk na i tha në letrën e saj pse shkoi në Turqi për kurim.

Postimi i plotë:

Zonja Vilma Nushi, me të drejtën e Zotit, në letrën e saj, shkruan se nuk kemi pse ta mallkojmë. Ajo beson te shprehja “Ta bëft Zoti, si ke shpirtin!”.
Covidi është punë e Zotit, librat e kontabilitetit që ajo citon janë punë e qytetarëve.
Ndaj qytetarët nuk u revoltuan për pasurimin e Vilma Nushit, por pse ajo zgjodhi Turqinë për kurim, ndërsa përditë na thuhet se jemi në majat e mjeksisë botërore me sistemin tonë suedezo-kanadez të mjeksisë falas. Këtë s’na tha Vilma në letrën e saj publike: Pse shkove në Turqi?

Ngjashëm, gjithnjë qytetarët shqiptarë i kanë bërë pyetje pasunarëve e pushtetarëve të vet: pse mbani dyshtetësi (amerikane, gjermane, austriake…). Kur nuk ndiheni të sigurtë ju që keni frerët e pushtetit e kapitalit në këtë vend, e merrni dyshtetësi, po ne si duhet të ndihemi?

Vilma kurohet në Turqi, e ju kapitalin e dërgoni nëpër Offshore…

Të çuditshme këto kohë; proletarët s’kanë atdhe. Por as kapitalistët s’paskan! Atdheu është jetim.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV