Naya Riviera, aktorja e njohur u zhduk më 8 korrik ndërsa shëtiste me djalin e saj 4-vjeçar Josey.
Pasi djali saj u gjet në gjumë i vetëm në varkë, nisën kërkimet për Naya-n.
Trupi i aktores u gjet i pajetë në Liqenin Piru të Kalifornisë, ndërsa autopsia konfirmoi se trupi ishte i saji ndërsa vdekja ishte aksidentale.
Ish-bashkëshorti i aktores dhe babai i fëmijës, Ryan Dorsey, është shprehur më herët se është i shokuar nga kjo ngjarje. Ai ka treguar se po përjeton një makth dhe ka kaq ditë pa gjumë. Dorsye nuk e imagjinon dot të birin e tij të rritet pa nënë, duke e cilësuar këtë situatë tepër shkatërruese.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Dorsey i ka dedikuar fjalët rrënqethëse partneres së tij, krahas fotos së saj me të birin.
“Kjo është shumë e padrejtë … nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur zbrazëtirën e mbetur në zemrat e të gjithëve. Nuk mund ta besoj se kjo është jeta tani. Nuk e di nëse do ta besoj ndonjëherë. Jeta thjesht nuk është e drejtë. Unë nuk di çfarë të them … Unë jam mirënjohës për kohërat së bashku dhe rrugëtimin që na bashkoi, si dhe për djalin më të ëmbël të cilin dëshiruam gjithmonë.
Më kujtohet kur ndonjëherë bezdiseshe nga unë “Ryan mund të ndalosh së bëri foto?” Haha. Jam i lumtur që s’ta vura veshin, sepse kam qindra, ndoshta mijëra momente që Josey do të ketë gjithmonë dhe do ta dijë që mamaja e tij e donte më shumë se jetën dhe sa shumë jemi kënaqur së bashku teksa ai rritej. Jeta ka momente të mira e të këqija, por s’janë aq të këqija me Josey-n. Një pjesë e jotja do të jetë gjithmonë me ne. Ai nuk do ta harrojë kurrë se nga erdhi. Na mungon! Do të të duam gjithmonë!”- janë fjalët e tij të ndjera krahas postimit. Ka.Li/fjala.al
https://www.instagram.com/p/CDFBvPRgOVC/?utm_source=ig_embed