Ibra dhe Donnarumma pranojnë ulje rroge për të qëndruar tek Milan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy yjet më të mëdhenj të skuadrës së Milanit, Zlatan Ibrahimoviç dhe Gianluigi Donnarumma kanë pranuar uljen e rrogës për të qëndruar te kuqezinjtë.

Sipas La gazetta dello sport, ata janë parë dje në shtëpinë e agjentit të tyre të përbashkët Mino Raiola në Monte Carlo.

Të dy lojtarët kanë pranuar të shkurtojnë pagesën e tyre vetëm për të mos u larguar nga skuadra dhe nga mediat vendase besohet se ky vendim i atribuohet qëndrimit të trajnerit Stefano Pioli, i cili pranoi një kontratë tjetër 2 vjeçare me Milanin.

Suedezi është i gatshëm të ulë pagën nga 6 në 5 milionë në vit, një shifër që gjithsesi mbetet e lartë për standardet e reja të Elliot. Ndërsa së fundmi ka lindur dhe një hipotezë tjetër, që supozohet të jetë ndarja e shumës 6 milionë në dy vite, pra për një kontratë dyvjeçare.

Kjo alternativë  mund t’i përshtatet lojtarit, por jo klubit kuqezi, që kurrsesi nuk dëshiron të nënshkruajë për 2 vite me një 38-vjeçar.

Megjithatë vendimi përfundimtar do të varet nga takimin mes Raiolas dhe drejtuesve të Milan.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Gjykata Supreme e SHBA-së mban anën e prindërve kundër librave me temë LGBT

Gjykata Supreme e SHBA-së ka vendosur në favor të një grupi prindërish në shtetin e Merilendit, të cilët kërkuan që fëmijëve të tyre t’u...

Lajme të tjera

Web TV