DOKUMENTE/Zhupa: Blendi Gonxhe brenda 1 muaji mori 3 kategori shtesë patente për vete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa akuzon drejtorin e DPSHTRR-së, Blendi Gonxhen se brenda një muaji shtoi 3 kategori shtesë patente për veten e tij, nga vartësit e tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa ka publikuar dokumentet nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat ku tregohet se Blendi Gonxhe në periudhën 11 maj- 16 qershor ka fituar 3 kategori shtesë në patentë.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Dje i drejtova disa pyetje publike Gonxhes: Nëse ai ka abuzuar me deryrën për përfitime personale duke marr kategoritë e patentave për një muaj ndërkohë që është vetë drejtor i patentave? Të përgjigjej nëse ka marr kategoritë si drejtori i madh që ka në dorë t’ju bëj gjëmën nga ai i pari tek i fundit atyre që kanë detyrimin për ti dhënë kategoritë?

Qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre prisnin që Gonxhja i patentave t’ju përgjigjej pyetjeve të drejtuara publikisht.

Por të gjithë e kemi vënë re se si kryebashkiakët, deputetët, funksionarët rilindas vuajnë nga humbja e kujtesës për dënimet e marra, për shkeljen e ligjit, abuzimin me detyrë, kështu që po mundohem ta ndihmoj të kujtoi.

Më poshtë dokumentat nga sistemi i patentave me të gjitha të dhënat e drejtorit të patetave Gonxhe që merr kategoritë për vete nga njerëzit që janë në vartësi dhe njerëzit që kanë të lidhur aktivitetin e tyre pikërisht nga urdhërat e tij. Po ta shikoni edhe nga dokumenti është pikërisht Drejtoria e Transportit Rrugor që drejton Gonxhe.
Brenda një muaji, ditën e parë të hapjes nga karantina 11 maj deri ne 16 qershor Gonxhja i shton 3 kategori për veten e tij nga vartësit e tij.

Shpresoj që këto ta ndihmojnë që ti kthehet kujtesa dhe ti përgjigjet publikut për pyetjet e tjera të bëra publikisht.

Lexo edhe :  70 ushtarë e dy helikopterë në “luftë” me flakët, riaktivizohet zjarri në Drenovë

Balluku, le të bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk i shikon shkeljet e Gonxhes, sepse kështu do e ndajnë faturën e abuzimit me detyrën së bashku. Prokuroria ka detyrimin të nis hetimet, dhe ti hyj në thellësi aferave të shumta të Gonxhes.

/En.Br./Fjala.al

https://www.facebook.com/inazhupaPD/posts/4128070007264374?__xts__[0]=68.ARBrmpA8jZ2hhxL1oMd8Oq1xSqDaqIZAF9ouLYq_ciQs4JpwUquQvf1kP89VYKf0mblqYhSd6sSHsp8qgxyFxA6kNHM4EDRqNxOEnyHnedwoVLh8jZCaXXY8UycOavGL4A7uYWQA9pvdM3r9zKiHV08d7Etf6n5nQGLI7PuIBEiV9NN2YdZHN_XlN2tmAkE42SME8miQyAzsd2isoRz2oAoqA3BPBAGrcGoaqW8ItO7oaBtFtamhyN19DF5zYm7c5r2FW8wUwqomntRJmht99tB5EK9P2vVySLh9-PDv7dcOD0xzDyYHuWLBvJF_aIpPghWgHNtlXnHxWcxHG99tx7tNlbg&__tn__=H-R

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV