37-vjetori i Lorik Canës, Rama: Në të ardhmen mund të udhëheqë trojet e bashkuara shqiptare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana feston sot 37-vjetorin e lindjes. Cana është simbol i suksesit të përfaqësueses kuqezi dhe të shqiptarëve që luajnë për skuadra të mëdha jashtë vendit tonë.

Shqiptari ka luajtur me një sërë skuadrash të mëdha dhe ka luajtur pozicion shumë të rëndësishëm te to.

Cana ka mbajtur shiritin e kapitenit të Olimpikut të Marsejës, ndërsa ishte ai që drejtoi shqiptarët në rrugën e Euro 2016-ës.

Të shumtë kanë qenë urimet për ish-kapitenin kuqezi, por ndër to spikat ai i kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale Rama është shprehur i bindur se në të ardhmen Lorik Cana do të rikthehet në fushë në pozicionin e trajnerit të Shqipërisë, Kosovës ose siç e thotë ai të “një armate të trojeve të bashkuara në të ardhmen, në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri.”

Postimi i Edi Ramës:

LORIK CANA është ndoshta i vetmi bartës i fanellës kuqezi apo të paktën i vetmi që unë njoh, që fushën e blertë të futbollit dhe fushën e historisë së shqiptarëve, i ka jetuar si dy gjysmat e së njëjtës fushë të pasionit të tij. I dhënë tërësisht pas sportit më popullor në botë, qysh në fëmijëri, falë talentit, vullnetit dhe një babai të paepur në ëndrrën për ta parë djalin në majat e lojës me top, Loriku u ngjit lart e la gjurmë në çdo skuadër ku luajti. Ai mbajti shiritin e kapitenit në shpellën e ujqve francezë të Olimpikut të Marsejës dhe u bë simboli i Kombëtares së shqiponjave të mbledhura nga tërë trojet shqiptare, për ta çuar flamurin kuqezi për herë të parë në histori në Finalet e Europës.

Po çka e bën krejt të veçantë kingun kosovar, në rrugën e mundimshme drejt majave të futbollit, ku pati jo njëherë dhe taksiratin e dëmtimeve fizike që do kishin shtrirë përtokë edhe një elefant, është pasioni i tij për historinë, origjinën, gjuhën, luftrat, përpjekjet e shqiptarëve në shekuj. Nuk e di a ishte fanella kuqezi që e çoi Lorikun tek leximet mbi betejat e shqiptarëve në shekuj apo ishin leximet e betejave që e bënë atë ta përjetonte fanellën si koracë lufte për Shqipërinë në fushën e betejave sportive, por sa herë e kam takuar e folur me të për Kombëtaren, aq herë më është dukur sikur flisja me ndonjë prijës ushtarak të etur për fitore të vështira, e jo me një sportist të ngopur me lavdinë e tij.

Lexo edhe :  Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë/ Sot etapa e tretë, ja akset që do të bllokohen

Loriku u tërhoq nga fusha e blertë, kur trupi i plagosur nuk e ndiqte dot më ambicien e heroit, për të udhëhequr me forcën e shembullit beteja deri në pikën e fundit të gjakut dhe iu përkushtua krijimit e zhvillimit të një fondacioni për fëmijët.

Duke ia uruar sot ditëlindjen kapitenit të paharrueshëm të kuqezinjve, nuk e di pse kam bindjen se nuk do të jetë e largët dita kur prijësi i hijshëm, do të zbresë përsëri në arenë për të udhëhequr kuqezinjtë e Shqipërisë a verdheblutë e Kosovës apo kushedi, pse jo, një armatë të trojeve të bashkuara në të ardhmen, në ndonjë luftë sportive të paharrueshme përsëri. Amen!/ka.ta/Fjala.al/

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158008118736523

 

Të fundit

Video/ Kaos në Gaza, depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur, katër viktima

Një turmë e madhe njerëzish të dëshpëruar sulmuan një depo ushqimore në Gazën qendrore të enjten, tha Programi Botëror...

E pazakontë në Tiranë, vjehrra denoncon humbjen e nuses 17-vjeçare të djalit

Një grua e moshuar ka denoncuar humbjen e nuses së mitur të djalit të saj, duke kërkuar ndihmën e Policisë për gjetjen. Ngjarja e pazakontë...

“Dëshira për para..”, Meghan Markle flet hapur për ndjenjën e fajit!

Meghan Markle ka pranuar se përjeton emocione kontradiktore në lidhje me pasurinë, duke zbuluar një ndjenjë të thellë faji pavarësisht suksesit të rëndësishëm financiar...

Nga Luiza Gega te Lara Colturi, Veliaj: Krenar për kampionët që valëvitën flamurin kuqezi

Sportistët e mbështetur nga Bashkia e Tiranës kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në kompeticione të rëndësishme ndërkombëtare duke arritur suksese historike. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion...

PD ankimon edhe Qarkun Tiranë/ Na mbyllën TikTok-un para zgjedhjeve! S’kishim akses

Partia Demokratike ka ankimuar në KAS çertifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit nga KQZ edhe për Qarkun Tiranë, ku humbi 4 deputetë në krahasim...

Lajme të tjera

Web TV