A do ta pranojë Lulzim Basha emrin e Jozefina Topallit si kandidate për deputete?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike, ka kaluar fazën e parë të hapjes së saj, duke mbledhur gati 2 mijë emra kandidatësh për deputetë nga baza e partisë. Kjo listë do t’i shërbejë për të vijuar më tej demokratizimin e partisë dhe rikthimin e figurave të larguara apo afrimin e figurave të reja që lista e ardhshme e kandidatëve t’i përgjigjet sa më shumë interesit të anëtarësisë së saj.

Pas një procesi konsultimi e takimesh me degët e çdo qyteti, nga 12 qarqet e vendit ka mbërritur tashmë një listë me preferencat e anëtarësisë në selinë blu. Në fazën e dytë kjo listë do të kalojë vetingun e në Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve dhe më pas do të hidhet sërish në anëtarësinë e partisë, për t’u votuar sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Faza e fundit parashikon zyrtarizimin e listës nga kryesia e partisë dhe miratimin e saj më tej nga Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili do të miratojë vullnetin e bazës.

Mes emrave të propozuar është dhe ai i ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli, e cila është propozuar nga anëtarësia e PD-së, Shkodër.

Por, kandidimi i Topallit për deputetet nuk varet vetëm nga pëlqimi i anëtarësisë së PD-së Shkodër. Së pari, propozimi duhet të pranohet nga vetë ajo dhe deri tani nuk ka dhënë asnjë deklaratë për këtë çështje, madje ka refuzuar t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Dhe së dyti, emri i Jozefina Topallit duhet të zyrtarizohet në listë nga kryesia e partisë dhe miratimi i saj më tej nga Këshilli Kombëtar i PD-së, i cili do të miratojë vullnetin e bazës.

Jozefina Topalli ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj, ndaj kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha për mënyrën sesi e ka drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend.

Pritet të shihet me interes se nëse ajo pranon propozimin e PD-së Shkodër për të kandiduar për deputete, a do të pranohet ky fakt nga kryesia e partisë.

Lexo edhe :  Rama-komentuesit: Mos e kruani me patronazhistët se janë hakmarrës dhe inatçorë!

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV