Aksident/ Zjarrfikësja përplaset me makinën, po shkonte për të shuar vatrën e zjarrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Një mjet i forcave zjarrfikëse është përplasur me një makinë tip “Ford”.

Mësohet se zjarrfikësja ka qenë duke shkuar për të shuar një vatër zjarri, teksa është përplasur me mjetin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rusi”.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale.

Shkak për përplasjen dyshohet se ka qenë mosrespektimi i shenjave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Radha e sovranit

Flaka Surroi Ende pa u bërë tri javë qëkur e dha betimin si kryetar i Amerikës, Donald Trump ka marrë...

Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin dyqanet me ‘tik-tak’- un e...

Protesta e opozitës/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: E gjithë Shqipëria sot në këmbë!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me një mesazh nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që...

E rëndë/ Ra nga kati i katërt, humb jetën punëtori në Tiranë

Paraditen e kësaj të shtune, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi B. K., rreth 66-vjeç, i...

Për vetëm 10 mijë votues pa dokumenta, ndër 1.75 milionë që do të votojnë…

Berisha ka lëshuar një ultimatum: Deri më 13 shkurt (kur do të votohen në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor për lehtësimin e votimit tw...

Lajme të tjera

Web TV