EKSKLUZIVE/ Tirana bën goditjen e radhës, Ardit Toli transferohet te bardheblutë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana u shpall këtë vit kampione e Kategorisë Superiore, duke vërtetuar se kishte skuadrën më të fortë në vendin tonë.

Pavarësisht këtij fakti, bardheblutë kanë filluar të bëjnë goditje të forta në merkato. Pas nënshkrimit me 26-vjeçarin, Albion Avdiaj dhe rinovimin e kontratës me një nga emrat kryesor të saj këtë kampionat, Agustin Torrasa-n, Tirana ka gjetur akordin dhe me një tjetër lojtar të ri.

Burime për grupin mediatik “FJALA” bëjnë me dije se 23-vjeçari Ardit Toli është prurja e re e klubit kryeqytetas.

Mbrojtësi i djathtë deri në këto momente është aktivizuar në Greqi me skuadrat e Olympiacos dhe së fundmi me atë të Kalamatës, me të cilën që prej janarit ka bërë 10 paraqitje.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se lojtari ka kaluar te bardheblutë me parametra 0. Ndërsa firmosja e kontratës do të bëhet ditën e shtunë./Katerina Tafa/Fjala.al/

Të fundit

Luiza Gega akuzon presidentin Smajlaj: Nuk shkoj në Europian, na ktheu 20 vite pas

Të martën në Slloveni do të nisë kampionati evropian i atletikës për shtete, por Luiza Gega nuk do të...

Sherr banal për cigare, 19-vjeçarja vret me thikë adoleshentin

Një 19-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka therur me thikë një 15-vjeçar në Bavari të Gjermanisë. Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi pas një grindjeje...

Agravon debati! Dorina Mema largohet nga studio pas sherrit të ashpër me Bledi Manen

Dorina Mema dhe Bledi Mane janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e “E Diell” në Top Channel. Mema ishte duke folur për...

Ukraina del publikisht: Do t’i zgjerojmë sulmet ndaj Rusisë

Komandanti i ushtrisë së Ukrainës u zotua se do të rrisë “shkallën dhe thellësinë” e sulmeve ndaj Rusisë, në një deklaratë të bërë publike...

Medvedev: “Disa shtete janë të gatshme t’i japin armë bërthamore Iranit”

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka reaguar me tone të ashpra kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se disa shtete janë të gatshme të furnizojnë...

Lajme të tjera

Web TV