Bylykbashi: Gjiknuri refuzoi të përgjigjej pse refuzon hapjen 100% të listave, nesër vritet ‘5 qershori’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme, përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se gjatë gjithë diskutimit i kërkoi përfaqësuesit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, motivet pse e refuzojnë propozimin për hapjen 100% të listave, por nuk kanë marrë përgjigje.

Bylykbashi tha se me votimin e nesërm të ndryshimeve kushtetuese do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe e 5 qershorit.

“Pas një propozimi shumë konkret që bëri opozita e bashkuar për hapjen e listave 100%, jemi ndeshur për gjithë këto orë nga refuzimi konstant i mazhorancës. Ajo që kërkon mazhoranca është krejt tjetër. Ne kemi kërkuar motivet e refuzimit dhe PS ka refuzuar. PS ka për synim të ndryshojë rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, vetëm gjashtë muaj para zgjedhjeve. Ne e bëmë të qartë se me veprimin e njëanshëm, që janë gati të ndërmarrin nesër me ndryshimet kushtetuese të PS, do të vritet marrëveshja politike e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit, duke minuar një process kaq të gjatë politik, që do të mundësonte zgjedhje me standard.

Propozimi jonë ka qenë shumë i qartë, që do të conte në kompromis, që listat të ishin 100% të hapura dhe më pas ndryshimet të bëheshin në Kodin Zgjedhor. Shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që po përpiqet të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mby treyzë, nëse pranon PS, që t’iu afrojmë shqiptarëve mundësinë të vendosin me fuqinë e votës së tyre”, tha Bylykkbashi.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Hyrjet e reja në Bashkimin Evropian/ Përpjekjet e Ballkanit dhe fati i Shqipërisë

Evropa po përjeton “një moment historik”, në të cilin ekziston “perspektiva realiste për të sjellë një ose më shumë...

Aplikimi i aboneve falas për pensionistët/ Nis shpërndarja e tyre në kioska

Ka nisur sot aplikimi i të moshuarve për abone falas në kryeqytet. Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të...

Furtunë në qeveri/ Shkarkohet zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur shkarkimi nga detyra i zv/ministres së Arsimit dhe Sportit, Nina Guga. Njoftimi i plotë: V E...

”Nëna shiste gjak për të na rritur…”/ Këngëtarja shqiptare shokon me rrëfimin e saj

Këngëtarja e njohur Eli Malaj, ka ndarë për herë të parë me publikun historinë e ndarjes së prindërve dhe sakrificat që ka bërë nëna...

Velia: Tirana, rekord historik në ndërtimin e objekteve arsimore brenda 9 viteve

Për herë të parë në historinë e saj si kryeqytet, Tirana ka ndërtuar brenda një periudhe 9-vjeçare 109 çerdhe dhe kopshte, si dhe 45...

Lajme të tjera

Web TV