“Boll u bëre qesharak si Haxhi Qamili”, Rama: Ilir je shkelës recidiv i Kushtetutës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta i cili i tha se me ndryshimet kushtetuese Rama e çoi veten drejt përplasjes me popullin.

Rama iu drejtua Metës duke e quajtur “shkelës recidiv të Kushtetutës”, por që Kuvendi nuk e shkarkoi. Më tej Rama i thotë kreut të shtetit se është bërë ‘qesharak’ si Haxhi Qamili që nga llogorja Presidencës po bën luftë politike duke sulmuar ambasadorët.

“Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar!Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit!

Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin!

Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!”, shkruan kryeministri Rama në Twitter./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

E vetmja kafshë nga e cila kanë frikë Australianët? Një zog, ja pse

Njerëzit australianë kanë një reputacion si të guximshëm dhe të patrembur - në fund të fundit, kur jetoni në...

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të martë

Këtë të martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët e intervale të shkurtra kthjellimi. Prezencë e reshjeve...

Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja përse të gjithë i duan

Nëse ka një ushqim që bashkon njerëzit në mbarë globin, ato janë makaronat. Midis të gjitha llojeve të ndryshme të tyre ku mund të...

Xhorxhina Kavendesh apo Diana Spencer, një histori britanike për dy gra të fuqishme

Nga Leonard Veizi   Dukesha Xhorxhinë dhe Princesha Diana. Këto dy gra, të ndara nga shekujt, kanë pasur jetë të ngjashme, të mbushura me kufizime, pritshmëri...

AKULL DHE LIBRA DHE STATUJA, POR DHE DISHEPUJ TË (PA)RREZIKSHËM…

Nga Visar Zhiti Ditë e ftohtë, akull shkurti… që thyhet si kujtesa… E nisa me “Kalendarin e Poezisë”, atë që bën miku im i burgut...

Lajme të tjera

Web TV