Deklarata e eurodeputetit/ Vasili: PPE nuk bën kompromise me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një postim në ‘Facebook’ ka pëshëndetur deklaratën e eurodeputetit Michael Gahler duke falenderuar edhe vetë Partinë Popullore Europiane për mesazhin.

Vasili thotë se PPE flet për popullin shqiptar dhe u çjer maskën ndryshimeve kushtetuese të Ramës.

Sipas tij, PPE nuk bën kompromise me Ramën si disa të tjerë që mbyllin sytë para kriminalizimit të Kushtetutës së Shqipërisë. Duket se nënkryetari i LSI e ka me ndërkombëtarët që heshtën ditën e djeshme për ndryshimet kushtetuese ose që nuk i dënuan ato.

 

STATUSI NGA PETRIT VASILI

Faleminderit PPE garanci e palekundur e vlerave, themeleve dhe parimeve te Europes Demokratike.

Faleminderit PPE qe flet qarte per popullin shqiptar dhe jo per zuzaret e pushtetit.

Faleminderit PPE qe i tregon horrave te droges se kush jane vlerat e verteta te demokracise.

Faleminderit PPE, qe i çjerr masken ndryshimeve Kelliro-Kushtetutese te Rames dhe zorrave qorre.

Faleminderit PPE qe nuk ben kompromise me narkoshtetin e Rames por u jep shembullin edhe atyre qe mbyllin syte perpara kriminalizimit te kushtetutes.

 

Reagimi i plotë i zëdhënësit të PPE:

“Është për të ardhur keq dhe i shoh mjaft të diskutueshme qëllimet e vërteta që partia qeverisëse e Shqipërisë prishi konsensusin e arritur ndërkombëtarisht me opozitën reale dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën.

Është e papranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila dëshiron hapjen e negociatave me BE, të ndryshojë në mënyrë arbitrare kodin elektoral.

Nëse kjo qeveri dëshiron vërtet hapjen e negociatave me BE, si mund të mos pranojnë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë.

Grupi i PPE do të monitorojë me kujdes veprimet e ardhshme lidhur me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik.

Lexo edhe :  Gjatë 4 muajve vodhi në të njëjtin dyqan 7 palë syze, kapet 40-vjeçari

U takon partive dhe popullit shqiptar të mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre evropiane.” /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Këpucari shqiptar i Papës/ I dhuroi Françeskut një palë këpucë dhe e takoi atë në 2017

Një palë këpucë në thirrje të paqes. Të realizuara nga Petrit Kozeli si dhuratë për Papa Françeskun, që vijojë...

OBSH jep alarmin/ 1 në 4 të rinj europianë përdorues të alkoolit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka ngritur alarmin për nivelin shqetësues të konsumit të alkoolit në Europë, veçanërisht tek të rinjtë. Sipas të dhënave...

Çfarë pritet të ndodhë me çmimet e iPhone

Apple planifikon të zhvendosë montimin e të gjithë iPhone-ve nga Kina në Indi në dritën e tensioneve të përshkallëzuara tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit,...

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

E mbajtur jashtë në Sheshin e Shën Pjetrit, mesha për udhëheqësin e ndjerë të Kishës Katolike u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz dhe më...

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar një foto të...

Lajme të tjera

Web TV