Hong Kongu shtyn zgjedhjet me një vit për shkak të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësja e Hong Kongut Carrie Lamm njoftoi të premten se qeveria do të shtyjë zgjedhjet legjislative me një vit, duke theksuar përkeqësimin e përhapjes së koronavirusit në qytetin gjysëm-autonom të Kinës.’

Qeveria e Hong Kongut po përdor një rregullore emergjence në shtyrjen e zgjedhjeve. Udhëheqësja Lam tha se qeveria ka mbështetjen e qeverisë së Kinës në marrjen e vendimit.

“Njoftimi që duhet të bëj sot është vendimi më i vështirë që kam ndërmarrë gjatë shtatë muajve të fundit”, tha zonja Lam gjatë një konference shtypi.

“Ne duhet të sigurojmë paanshmërinë, sigurinë publike dhe shëndetin, si dhe duhet të sigurohemi që zgjedhjet të mbahen në mënyrë të hapur, të drejtë dhe të paanshme. Ky vendim pra është thelbësor”, u shpreh ajo.

Shtyrja e zgjedhjeve është një hap prapa për opozitën pro-demokracisë, e cila po shpresonte të përfitonte nga zhgënjimi me udhëheqjen aktuale pro-Pekinit.

Një grup prej 22 ligjvënësish lëshuan një dekleratëpara njoftimit, duke akuzuar qeverinë për pëdorimin e koronavirusit si justifikim për të vonuar votimet.

“Ligjvënësit aktualë pro-demokracisë, që përfaqësojnë 60 përqind të opinionit publik, kolektivisht kundërshtojnë shtyrjen dhe theksojnë përgjegjësinë e qeverisë SAR për të bërë çdo përpjekje për të marrë masa adekuate kundër epidemisë për zhvillimin e zgjedhjeve në shtator, ashtu siç është caktuar”, thuhej në dekleratë, duke iu referuar emrit zyrtar, Rajoni Special Administrativ i Hong Kongut (SAR). “Në të kundërt është i barazvlefshëm me prishjen e themelit të krijimit të SAR”.

Qyteti prej 7.5 milion banorësh ka patur një rritje të infeksioneve me koronavirus që nga fillimi i korrikut. Hong Kongu ka regjistruar 3,273 raste deri të premten, më shumë se dyfishi i raportuar me 1 korrik.

Lexo edhe :  Aktori u gjet i pajetë në banesë së bashku me gruan, zbulohet shkaku i vdekjes së çiftit

Qeveria ka shtrënguar kufizimet për distancë fizike, duke reduktuar tubimet publike në vetëm dy njerëz, dhe ndaluar ngrënien në restorante pas orës 6 të darkës.

Situata pas zgjedhjeve është vëzhguar nga afër, pasi një ligj i sigurisë kombëtare që hyri në efekt në fund të qershorit, përcaktonte që kandidatët që shkelin ligjin do të ndalohen të kandidojnë.

Ligji i ri shihet si përpjekje e Pekinit për të frenuar mosmarrëveshjet në qytet, pas disa muajsh protestash pro-demokracisë dhe kundër qeverisë në Hong Kong vitin e kaluar.

Të enjten, 12 kandidatë pro-demokracisë, përfshi aktivistin e njohur Joshua Wong, u skualifikuan nga gara për mosrespektim të mini-kushtetutës së qytetit ose për të premtuar besnikëri ndaj qeverive lokale dhe kombëtare.

“Përtej çdo dyshimi, këto janë zgjedhjet më skandaloze ndonjëherë në historinë e Hong Kongut”, tha Wong në një konferencë shtypi të premten. “Dua të theksoj se asnjë njeri i arsyeshëm nuk do të mendonte se ndalimi zgjedhjeve nuk është i nxitur politikisht. Pekini ka ndërmarrë akte të shumta për të ndaluar bllokun e opozitës që të marrë shumicën në legjislaturën e Hong Kongut”, tha ai./VOA

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV